Zbulohet kutia e dytë e zezë e avionit Egypt Air të rrëzuar një muaj më parë në detin Mesdhe.

Lajmi konfirmohet vetëm një ditë pasi u arrit të gjendej kutia e parë e zezë së bashku me regjistruesin vokal të Airbus A 320 i cili kishte në bord 66 persona. 

Kutitë e zeza janë shumë të rëndësishme për të zbuluar shkaqet e vërteta të rrëzimit të avionit i cili po fluturonte nga Parisi drejt Kajros.

Deri më tani dy janë tezat kryesore e para një sulm terrorist dhe e dyta një defekt teknik në kabinë.

AVIONI

Hipoteza e dytë është edhe më e besueshme pasi pak para humbjes së kontaktit ishte sinjalizuar se në kabinë kishte prezencë tymi.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)