Rrëzimi i avionit me 71 pasagjerë në
Rusi autoritetet vazhdojnë hetimet

Rrëzimi i avionit me 71 pasagjerë në<br />Rusi autoritetet vazhdojnë hetimet<br>
Autoritetet ruse janë duke vazhduar hetimet për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionit, ku humbën jetën 71 pasagjerë. Bëhet e ditur se pistat kryesore të hetimit janë përqëndruar në kushtet e vështira atmosferike, atë të një gabimi njerëzor nga ana e pilotëve si dhe atë të një problem teknik.

Ndërkohë zyrtarët që po drejtojnë hetimi gjatë një deklarate për mediat ruse nuk e kanë përmendur si pistë hetimi që rrëzimi i avionit mund të kishte lidhje edhe me një akt terrorist.

Avioni,  një Antonov An- 148, i cili  ishte drejtuar për në Orsk në malet Urale, u rrëzua 80 kilometra larg Moskës, vetëm pak minuta pasi ishte ngritur nga Domodedovo.

Në operacionin e kërkimit të pjesëve të avionit si dhe mbetjeve të trupave të viktimave janë përfshirë më shumë se 700 persona, ndërkohë që ministry i Shëndetësisë në Rusi ka deklauar se rikuperimi i trupave mund të shkonte deri në një javë.

Presidenti Putin u ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave, ndërkohë që për rrëzimin e avionit, ka reaguar edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e  SHBA-së, të cilat kanë shprehur ngushëllimet për tragjedinë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit