Rrëzimi i avionit rus, gjendet kutia
e parë e zezë, priten pergjigjet
 

Rrëzimi i avionit rus, gjendet kutia<br />e parë e zezë, priten pergjigjet<br /> 
Gjendet njëra prej kutive të zeza të avionit rus i cili u rrëzua në Detin e Zi ku mbetën të vdekur 92 persona.

Këtë të dielë avioni Tu-154 i cili po tranportonte zyrtarë ushtarakë, orkestrën e Armatës së Kuqe dhe disa reporterë u rrëzua vetëm pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Sochit.

Forca të shumta janë dërguar për të gjetur mbetjet e avionit dhe deri më tani janë gjetur një pjesë e trupave të cilat do t’i nënshtrohen edhe ekzaminimeve të mëtejshme.

Që në orët e para të aksidentit zyrtarët rus konfirmuan se shkak i aksidentit ishte gabimi njerëzor ose defekti teknik, por nuk u përjashtua edhe sulmi terrorist. Por tashme pritet që kutitë e zeza të japin një përgjigje.

Avioni rus ishte nisur drejt Sirisë ku orkestra me rastin e festave do të performonte për trupat ruse që shërbejnë në zonat e konfliktit.

Moska mbështet forcat qeveritare të Bashar al Assad të cilat janë në luftë me rebelët në përpjekje për të marrë kontrollin e territoreve.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023