Një operacion shumë i madh kërkimi është duke u zhvilluar në Detin e Zi, për të gjetur trupat e 92 personave që ishin në bordin e avionit që u rrëzuar ditën e diel.
Deri në këto momente është arritur të zbulohen vetëm 13 trupa dhe rreth 150 pjesë nga avioni.
Në operacionin e kërkimit janë angazhuar më shumë se 3500 njerëz. Kërkimet nuk kanë ndaluar as gjatë orëve të natës, ndërkohë që personel ushtarak është aktivizuar për të kontrolluar brigjet e detit për trupa ose për sendet personale të pasagjerëve.
Në avionin rus, ishin 84 pasagjerë, mes të cilëve një bandë muzikore shumë e njohur ushtarake dhe disa gazetarë që po udhëtonin drejt Sirisë. Ndërkohë 8 persona të tjerë ishin pjesë e stafit të aeroplanit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com