Rrëzimi i Byrosë së Hetimit, Halimi:
Gjykata frenoi kryeministërin delirant

Rrëzimi i Byrosë së Hetimit, Halimi:<br />Gjykata frenoi kryeministërin delirant
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi e ka quajtur vendim drejtësie, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar ligjin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Halimi nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se gjykata frenoi një kryeministër autoritar dhe delirant që vepron në mënyrë arbitrare dhe mendon se qëndron mbi ligjet dhe Kushtetutën.


Statusi i deputeti të PD, Eduard Halimi

“Vendimi i gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të byrosë kombëtare të hetimit, është një vendim drejtësie. Sot Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin si antikushtetues të ligjit për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që “de facto” caktonte Kryeministrin si kryehetues dhe Kryeprokuror në vend. Përshëndes vendimin e kësaj Gjykate, e cila pavarësisht presioneve te kryeministrit, qëndroi në anën e parimeve e standardeve ndërkombëtare. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese frenon një Kryeministër autoritar dhe delirant që vepron në mënyrë arbitrare e mendon se qëndron mbi ligjet dhe Kushtetutën. Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit si një strukturë hetimore nën drejtimin direkt të kryeministrit ishte një përpjekje për shkatërrimin e shtetit ligjor, të drejtave dhe lirive të qytetarëve, njëlloj si burgosja masive e tyre dhe shkatërrimi arbitrar i pronave te ligjshme pa asnjë letër, me dorën kryeministrore”, shkruan Halimi. Deputeti demokrat më tej shprehet se shqiptarët po largohen nga Shqipëria pasi qeveria po i detyron të largohen pasi nuk gëzojnë liritë dhe pronat e tyre. “Kjo qeverisje po detyron shqiptarët që të largohen nga vendi dhe të kërkojnë azil në vendet e BE, sepse kanë humbur të drejtat e tyre për të gëzuar liritë dhe pronat e tyre, po humbin gjakun dhe djersën e tyre në vite, dhe po humbin shpresën. Përshëndes ekipin që ka ndjekur këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, si dhe vetë Gjykatën për vendimin e sotëm, që padyshim i jep shpresë qytetarëve shqiptare se kryeministri autoritarist mund të ndalet dhe se institucionet e pavarura mund të funksionojnë në Shqipëri”, shkon më tej deputeti i PD­së. Shqipëria është e shqiptarëve dhe ato duhet të qëndrojnë këtu për t’i thënë ndal të keqes dhe të ligës që përhapet dita­ditës”. Ai thekson se më 21 qershor është radha e shqiptarëve ti thonë ndal autoritarizmit të kryeministrit. “Gjykata Kushtetuese foli sot. Më 21 qershor është radha e shqiptarëve që të flasin dhe që njëzëri ti thonë ndal autoritarizmit dhe arbitraritetit te Kryeministrit”, përfundon Halimi në reagimin e tij.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid