241 orë nga intervista ekskluzive në Report Tv Mauro Zunino, Presidenti i klubit të aeronautikës Savona në pronësi të cilës është avioni i rrëzuar në Ishëm i dërgon e-mail ambasadës italiane në Tiranë.
 
Me anë të këtij e-maili Zunoni kërkon informacion në lidhje me ç’ka ndodhur me avionin si dhe mundësinë e marrjes së mjetit fluturues nga shoqëria që e ka në pronësi.
 
E-maili dërguar selisë diplomatike në Tiranë konfirmohet nga media italiane të cilat raportojnë se Zunino kërkon informacion se cka ndodhur me avionin model Piper – Pa 32.
 
Sipas Zuninos situata e krijuar deri më tani është e çuditshme, ai dhe klubi nuk janë kontaktuar as nga hetuesit as nga trupi diplomatike në Tiranë dhe pse avioni i mbetur në Ishëm kishte dokumentacion të rregullt pronësie.

Avioni i drejtuar nga piloti Guido Andrea Guidi u rrëzua në 15 shtator në Ishëm. Prokuroria ka nisur hetimet, ndërsa italiani ka pranuar se do të transportonte 200 kg kanabis në rrugën tjetër. 

italiani



d.b/shqiptraja.com