Rrëzohen dekrete e Nishanit për
2 anëtarët e Gjykatës së Lartë

Rrëzohen dekrete e Nishanit për<br />2 anëtarët e Gjykatës së Lartë
Mazhoranca rrëzoi gjatë seancës së të enjtes dy projektligjet e propozuara nga Partia Demokratike për TVSH-në.

Kuvendi ka rrëzuar dy dekretet e Presidentit Nishani për vendet vakante në Gjykatën e Lartë.  

Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça nuk kanë marrë votat e nevojshme për të marrë mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.  

Markelian Koça ka marrë vetëm 25 vota pro, 75 kundër, ndërsa 40 deputetë nuk morën pjesë në votim, duke mos dhënë kështu pëlqimin për miratimin e dekretit për të si anëtar i Gjykatës së Lartë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe për emrin tjetër të dekretuar nga presidenti për Gjykatën e Lartë, Fuat Vjerdha, ku në votim morën pjesë 97 deputetë, 21 votuan pro, 76 kundër dhe 43 munguan. Këshut Kuvendi nuk ka dhënë pëlqimin as për Fuat Vjerdhën.
 
Në seancën e sotme u rrëzuan dhe dy pr/ligje ekonomike; një shtesë në ligjin "Për tatimin mbi vlerën e shtuar" dhe një ndryshim në ligjin "Për taksat kombëtare".
Maxhoranca rrëzoi amendimin e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për uljen me 14 për qind të TVSH-së për energjinë.

Kuvendi miratoi gjithashtu dhe ratifikimin e tre marrëveshjeve për financimin e projekteve në furnizimin me ujë të zonave rurale
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve