Rrëzohen dekretet e Nishanit
për Arsimin e Turizmin

Rrëzohen dekretet e Nishanit<br />për Arsimin e Turizmin
TIRANE- Mazhoranca rrëzoi dje në komisionet parlamentare, dy dekretet e Presidentit Bujar Nishani, atë për “Arsimin e Lartë” dhe “Turizmin”. Ishte komisioni parlamentar i Medias dhe Mjeteve të Edukimit që hodhi poshtë kthimin e ligjit nga Nishani, ndërsa nga ana tjetër demokratët paralajmëruan ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

Në një kohë kur komisioni i Medias rrëzonte dekretin e kthimit të pr/ligjin e “Arsimit të Lartë”, paralelisht edhe komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, rrëzoi me votat e mazhorancës një tjetër dekret të Presidentit, ligjin për “Turizmin”. Mbledhja e komisionit u shoqërua edhe nga një debat brenda mazhorancës, atë mes ministrit Arben Ahmetaj dhe deputetit të PS, Vladimir Kosta, çka bëri që ky i fundit të braktisë mbledhjen. Pas rrëzimit në komisionet parlamentare, mazhoranca ka paralajmëruar se të dy dekretet do rrëzohen edhe në seancën e Kuvendit, gjatë ditës së enjte.
 
Përplasja
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dhe deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Vladimir Kosta, vazhdojnë të kenë marrëdhënie të  acaruara mes tyre. Dje në mbledhjen e komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, deputeti socialist i Përmetit braktisi mbledhjen në mënyrë demonstrative, gjatë kohës kur ministri Ahmetaj po bënte mbrojtjen e projektligjit të “Turizmit”, pas kthimit të dekretit nga Presidenti Bujar Nishani. “Kjo mbledhje u shndërrua në gallatë. Unë s’merrem me gallata kështu që po iki fare”, u shpreh Kosta duke lënë mbledhjen.

Nga ana tjetër, ministri Ahmetaj iu përgjigj se, “nëse e cilësoni ligjin e “Turizmit” gallatë, atëherë problemin e keni ju”. Megjithatë maxhoranca ka vendosur që dhe në seancën parlamentare të votojë kundër dekreteve të Nishanit. Çka do të bëjë që ligjet të hyjnë në fuqi dhe pa firmën e tij.

 
Debatet

Arben Ahmetaj: Unë e kam për kënaqësi ta frymëzoj zotin Bushati të djathtë. Në fakt mundohemi që në parlament ta frymëzojmë njëri­tjetrin në vazhdimësi dhe funksionon edhe në karikimin politik. Unë vetë jam i dhënë pas turizmit malor, nuk para dal në diell. Kështu që thënë kjo ushtroj edhe presionin tim personal aq sa mundem që të fokusohem tek turizmi malor. Kështu që mua me ke aleat nuk më ke kundërshtar në aspektin e zhvillimit të turizmit malor.

Vladimir Kosta: Po bën gallatë...Kjo është mungesë serioziteti.
Arben Ahmetaj: Nëse e quan gallatë ligjin e Turizmit...

Vladimir Kosta: Unë s’merrem me gallata, kështu që po iki. Ti po bën shou politik këtu.
Arben Ahmetaj: Problemin e keni tek vetja, unë ja tek i kam kolegët, të gjithë deputetët janë këtu.   


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Krimet zgjedhore: Shumë procedime dhe pak të dënuar

Krimet zgjedhore: Shumë procedime dhe pak të dënuar