MAL I ZI - Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme (23.06.2013), nje autobus ka rënë nga një urë mbi lumin Moraça dhe është rrëzuar në një humnerë 30 metra të thellë. Nga rrëzimi i autobusit kanë vdekur 18 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë.
Ngjara ka ndodhur 30 km në verit të kryeqytetit Podgorica në autostradën Podgoricë-Kolashin. Sipas zyrtarëve të Malit të Zi autobusi kishte në bord 46 pasagjerë të gjithë shtetas rumun të cilët po bënin një udhëtim turistik.
Aksidenti ka ndodhur gjatë një stuhie me shi, shkaqet e tij po hetohen. Rrugët e ngushta dhe gjarpëruese në terrenin malor janë të njohura në atë zonë per aksidente automobilistike.
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com