Rrëzohet autobusi nga Kosova, 33
të lënduar rëndë mes tyre 15 fëmijë

Rrëzohet autobusi nga Kosova, 33<br />të lënduar rëndë mes tyre 15 fëmijë
Aksidentohet në Serbi një autobus nga Podujeva me 49 kosovarë, të cilët raportohet ishin duke udhëtuar drejt Salzburg të Austrisë. Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare sipas të cilave si rezultat i aksidentit kanë mbetur të plagosur 33 persona, ku 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Mësohet se 15 fëmijë janë mes të plagosurve, por fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Siç theksojnë mediat, të lënduarit ndodhen në spitalin e Prokupljes, ndërsa zëdhënësja e këtij spitali ka konfirmuar se janë shtruar 33 persona, pasagjerë të autobusit në fjalë.

“Kryesisht janë lëndime të lehta, por ka edhe të lënduar me thyer të ekstremiteteve”, ka thënë ajo, duke shtuar asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën. 

Nga hetimet paraprake mësohe tse aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 të ditës së sotme, ndërsa Arsyet e daljes nga rruga të autobusit që po udhëtonte në linjën Salzburg-Prishtinë, ende nuk dihen.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital