Avioni i tipit "Bombardier Challenger 600" po udhëtonte nga Sharjah e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe besohet se kishte në bord deri në 20 persona. Deri më tani janë konfirmuar 11 të vdekur, 3 nga ekuipazhi dhe 8 pasagjer. Mes viktimave është edhe vajza e biznesment turk e Husejinit Basaran dhe shtatë miq të saj. Avioni thuhet se mori flakë në ajër përpara përplasjes. Dëshmitarët okularë përshkruan një top të zjarrtë që u përplas në anën e malit "Helen".
Shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë dërguar në vendngjarje, sipas zyrtarëve të Gjysmëhënës së Kuqe. “Mund të konfirmojmë se një avion privat turk ... duke kaluar nëpër hapësirën tonë ajrore u zhduk nga radari dhe u rrëzua afër Shahr-e Kord", tha zëdhënësi i Organizatës së Aviacionit Civil Iranian, Reza Jafarizad
Redaksia Online
A.S /Shqiptarja.com