Focat siriane të sigurisë kanë qëlluar duke rrëzuar një avion ushtarak turk duke tensionuar marrëdhëniet midis dy vendeve. Zyrtarët sirianë e kanë pranuar se kanë qëlluar mbi avionin ushtarak duke e rrëzuar, pasi sipas tyre kishte prekur hapësirën ujore siriane. Avioni Ushtarak F-4 Phantom u zhduk mbi Mesdhe, në jug-perëndim të provincës Hatay.
Menjëherë pas incidentit ka reaguar kryeministri truk Taip Erdogan duke mbledhur kabinetin qeveritar. Pas mbledhjes gjatë konferencës për shtyp Ergodan deklaroi: “ tashmë nuk ka asnjë dyshim që avioni është qëlluar nga pala siriane. Aktualisht po vlerësojmë rrethanat në të cilët ka ndodhur incidenti për të reaguar”.
Ndërkohë që dy pilotët që ndodheshin në avion akoma nuk janë gjetur nga kërkimet që po bëhen në zonën e rrëzimit të Phantom F-4.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com