MARTANESH – Sasia e madhe e dëborës ka bërë që të rrëzohet çatia e një pallati në Martanesh. Mburoja e sipërme e godinës 3 katësh është dëmtuar dhe ka rënë pas reshjeve të mëdha të dëborës. Nuk ka patur të dëmtuar në njerëz, por autoritetet vendore raportojnë se 4 familje dhe 28 banorë kanë mbetur tashmë pa një strehë. Situata për ta rëndohet për shkak të pritshmërive negative të motit në ditët e ardhshme.

(aq/shqiptarja.com)