Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë
Gjermane,dy të vdeku

Një helikopter i Ushtrisë Gjermane u rrëzua në Mali duke shkaktuar vdekjen e dy ushtarëve.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i rrëzimit të helikopterit, por autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e goditjes, duke u përqëndruar tek ndonjë defekt teknik.

Piloti i një helikopteri tjetër ushtarak që po fluturonte pranë helikopterit të rrezuar, tha se “helikopteri ishte rrëzuar papritur dhe kishte rënë me shpejtësi drejt tokës, pa pasur mundësi as të jepte sinjalin e alarmit”.

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen u shprehu familjeve të ushtarakëve që humbën jetën ngushëllimet.

Ndërsa në lidhje me incidentin ajo tha se shkaku i rrëzimit të helikopterit do të shqyrtohej me kujdes. Në Mali janë të stacionuar 875 ushtarë gjermanë.

Misioni i OKB-së në Mali, Minusma, konsiderohet si misioni më i rrezikshëm në të cilin po merr pjesë Bundeswehri.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan