Rrëzohet në Kuvend amendamenti
i Topallit për çështjen e pronave

Rrëzohet në Kuvend amendamenti<br />i Topallit për çështjen e pronave
Pas rreth 9 orë diskutimesh e debatesh në sallën e Parlamentit, Kuvendi ka rrëzuar me 72 vota kundër dhe 25 pro, amendamentin e deputetes Jozefina Topalli për ndryshime në ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Deputetët e pranishëm në sallë kanë miratuar edhe projekt ligjin e marrëveshjes së huasë me BERZH me 75 vota pro dhe 25 kundër.
 
Për këtë projekt-ligj, opozita është shprehur se është kundër, pasi mendon se vendi është drejt greminës.
 
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka theksoi se “Ne jemi kundër marrjes së huave, pasi po shkojmë drejt greminës. Banka Botërore vazhdon t’i japë borxh kësaj qeverie” është shprehur ai.
 
Po ashtu, është miratuar me 90 vota pro marrëveshja me BERZH për mbështetjen e agrobiznesit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur