Gjatë koncertit të tij më të fundit këngëtari Robbie Williams është rrëzuar nga skena duke shkaktuar thyerjen e dorës të një prej fanseve të tij.

Ajo është Margaret Nash, 52 vjeç, e cila shkoi të shijonte koncertin e këngëtarit të saj të preferuar, por kaloi natën në spital. 

Gjithashtu mësohet se vajza e të plagosurës ka shkruar në Twitter se Williams nuk i ka kërkuar as falje zonjës për incidentin, por zëdhënësit e këngëtarit kanë shprehur të kundërtën.

“Kemi shkuar tek zonja menjëherë pasi morëm vesh se kishte krahun të thyer dhe në gjendje shumë të keqe”, -kanë theksuar zëdhënësit e William.

Koncerti i Robbie Williams po zhvillohej në Metro Radio Arena në Newcastle.

robbie williams

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)