Një helikopter i ushtrisë amerikane me anëtarë të shërbimit ushtarak në bord është rrëzuar mbremjen e sotme në Irakun perëndimor.
/Shqiptarja.com
Lajmin e ka bërë me dije Komanda Qendrore e SHBA, “Ekipet e shpëtimit janë nisur në vendin e ngjarjes”, thuhet në deklaratën e lëshuar disa minuta më parë pa dhënë detaje të tjera.
Numri i personave në bord dhe shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk dihen ende. Sipas disa raportimeve helikopteri është i llojit “Blackhawk” dhe përdoret nga forcat speciale.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com











