Rrëzohet rezoluta për Jeruzalemin
KLGJ dhe KLP kalojnë automatikisht

Rrëzohet rezoluta për Jeruzalemin<br />KLGJ dhe KLP kalojnë automatikisht<br>
Parlamenti ka rrëzuar sot me 73 vota kundër dhe 11 pro, projekt-rezulutën e Partisë Demokratike, që i kërkonte qeverisë shqiptare që të ndryshonte qëndrim lidhur me qëndrimin kundër në OKB për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Për këtë qëndrim, u miratua rezoluta e Partisë Socialiste me 73 vota pro dhe 11 kundër, e cila e mbështet qeëndrimin e mbajtur nga qeveria.

Kjo rezolutë u miratua edhe me votta e PDIU-së.

Gjithashtu, në Kuvend kaloi edhe ligji për menaxhimin e burimeve ujore, me 73 vota pro dhe 10 kundër.

Ndërkohë, projekt-ligji për statusin e minatorit, një propozim i deputetit të LSI Pëparim Spahiu LSI, u rrëzua me 70 vota kundër, 4 abstenime dhe 9 pro. 

Ndërkohë, lista për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së, pati 72 vota pro, që ishin të mjaftueshme për t’i miratuar, , por në bazë të Kushtetuetës ajo ka kaluar automatikisht me raundin e tretë. 

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie