Një e mitur ka ndëruar jetë në qytetin e Beratit pas një aksidenti. Flabiana Palla kishte shkuar me gjyshin me traktor për të punuar token dhe si pasojë e lageshtirës së rrugës traktori ka rreshqitur. Gjyshi Musa Halili, 58-vjeç është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Beratit, jashte rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Shegjës, të komunës Lumas. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertët e policisë, të cilët e kanë klasifikuar ngjarjen si aksidentale.