Rrëzoni qeverinë! Basha i jep të
drejtë Ambasadorit Donald Lu

Rrëzoni qeverinë! Basha i jep të<br />drejtë Ambasadorit Donald Lu
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar mesazhin e ambasadorit të SHBA, Donald Lu, dhënë sot nga rrësheni, gjatë një takimi me të rinjtë.

Në faqen e tij në “Facebook”, Basha shkruan se ambasadori ka të drejtë në mesazhin e tij, kur iu thotë të rinjve se: “Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë”.

Për sa i përket çmimit të librave të nxënësve dhe studentëve, një tjetër çështje e prekur nga ambasadori Lu, Basha shkruan se çdo shqiptarë duhet t’i bëjë qeverisë dy pyetje, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti.

Më tej, kreu demokrat bën me dije se PD do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë. 

“Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: " Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju."
Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë: 
Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi: 
1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dollarë. 
2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë. 
Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë. 
Ashtu siç ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë”, shkruan Basha.

basha fb
(Postimi i Lulzim Bashës në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin