Armando Mustafa, 40-vjeç, pronar i një servisi në Rrogozhinë, bashkë me punëtorin e tij Mario Malkja, janë arrestuar pasi kanë rrahur një klient.
Sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ato kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistoletë zhurmuese shtetasin A. G., 40 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.