TIRANE- Parlamenti shqiptar njeh të paktën 8 konflikte fizike mes deputetëve. Ndërkohë që sharjet me libër shtëpije, akuzat dhe kërcënimet janë bërë tejet normale. Në Kuvend nuk kanë munguar as ngritjet e karrigeve, as thyerja e vazove të luleve dhe as grushtat. Ndërsa Armando Prenga është përplasur për herë të dytë me demokratët, vetë Strazimiri gjithashtu e ka gjithashtu herën e dytë të konfliktit.
10 shkurt 2011 Armando Prenga VS Edi Paloka
Gjatë seancës së zhvilluar mbi 21 janarin, ku u vranë 4 protestues, deputetit të PD-së, Edi Paloka, i ka ndërhyrë socialisti Paulin Sterkaj. Pavarësisht se Sterkaj i ka hequr mikrofonin Palokës nuk ka pasur përplasje fizike. Por, duket se në tensionimin e situatës dhe ngritjeve të toneve në seancë ka ndërhyrë Armando Prenga, i cili ka goditur me grusht Palokën. Situata ka qenë e papritur për gardën e cila ka ndërhyrë për të ndarë dy deputetët, të cilëve u erdhën në ndihmë dhe kolegët e tyre.
27 korrik 2010 Lefter Maliqi vs Erjon Braçe
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Viti 2010 ka qenë i përfshirë nga sharje e akuza mes deputetëve. Kulmi arriti në ditën e fundit të mbylljes së sesionit parlamentar. Deputeti demokrat Lefter Maliqi ka goditur rivalin e tij politik Erjon Braçe. Shpesh të dy deputetët dhe më parë kishin shkëmbyer replika. Pas kësaj, socialisti Gjovalin Kadeli ka ndërhyrë për të mbrojtur Braçen, ndërsa ka goditur deputetin e PD. Gjithashtu mes parlamentarëve ka pasur dhe shtyrje trup më trup.
19 Mars 2009 Sherri Bizhga vs Strazimiri
Debati për hetimin e zgjedhjeve të qershorit është kthyer në arenë sharjesh, por dhe përplasjesh në seancë. Deputeti socialist Gazmir Bizhga ka kërkuar fjalën në momentin kur Igli Cara ishte duke folur. Por për këtë ka ndërhyrë Gent Strazimiri. Përplasja fizike është shmangur nga ndërhyrja e gardës së Republikës e cila është bërë gardh mes parlamentarëve.
Shtator 2008 Hysa e Harasanaj vs Topallit
Skandali i Gërdecit dhe ai i importit të misrit shterp ka qenë nisma për përplasjen mes deputetëve të PS dhe të PD. Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kishte urdhëruar Gardën e Republikës të mos lejonin deputetët të fusnin në seancë objekte “të dyshimta” Hysa dhe Harasani, të cilët kanë dorëzuar në tryezën e kryeministrit kallinjtë.
29 shtator 2007, Tom Doshi vs Leonard Solis
Një nga konfliktet surprizë në Kuvend ka qenë ai mes Tom Doshit dhe Leonard Solis. Ky i fundit nuk është i njohur për retorika të ashpra. Por se në vitin 2007 në ambientet e kafesë së Kuvendit është shënuar përplasja mes dy deputetëve. Mësohet se Doshi ka goditur në atë kohë Solisin.
Shkrimi u publikua në Shqiptarja.com (print), 28 Maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Sherr deputetësh, Prenga rreh me rripin e pantallonave Strazimirin, për Qefalinë