TIRANE- Ish-drejtori i policisë Bashkiake në Tiranë Florenc Hoxha, është marë i pandehur nga prokuroria për shkak të goditjes me grushta të dy punonjësve Anila Çobani dhe Etleva Dura. Aktualisht çështja në ngarkim të tij është dërguar në gjykatë, ku Hoxha akuzohet për akuzën e goditjes për shkak të detyrës dhe fyerje për shkak të detyrës. Kanë qënë dy punonjëset e Tatim-Taksave të bashkisë Tiranë që kanë depozituar kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të policisë Bashkiake Florenc Hoxha. Për këtë të fundit prokuroria kërkoi dy herë pezullimin nga detyra, kërkesë kjo që u rrëzua nga gjykata e Tiranës. Më pas hetimi ka vijuar në gjëndje të lirë ku pas disa muaj hetime çështja në ngarkim të Hoxhës tashmë i ka kaluar gjykatës së Tiranës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)











