Publikimi i një videoje në rretjet sociale ku duket një mësues teksa dhunon një nxënës, i ka kushtuar vendin e punës një mësuesi të shkollës 9- vjeçare “Hasa Koçi” në Durrës.
Flamur Pajës sot iu komunikua vendimi i shkarkimit nga Drejtoria Arsimore Rajonale, ndërsa më herët dhuna e mësuesit ndaj një nxënësi të klasës së 7 ishte dënuar edhe nga komisioni i disiplinës në Shkollë.
Protagonisti tjetër në video, Alen Herollai, nxënësi i cili u dhunua ka rrëfyer përpara medias incidentin me mësuesin.
“Mësuesi kishte hyrë në klasë dhe dikush nga nxënësit kishte bërë zhurmë. Mësuesi m’u drejtua mua si autor i prishjes së qetësisë në klasë. Unë i thashë se duhet të pastrosh veshët. Pas kësaj mësuesi ushtroi dhunë ndaj meje.” tha nxënësi.
Ndërkohë disa nxënës të kësaj shkolle kanë organizuar për pak minuta një protestë ku ishin kundra shkarkimit të mësuesit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com