RRASHBULL- Nga komuna Rrashbull në Durrës, ku prezantoi kandidatët për deputet dhe programin për 4 vitet e ardhshme, Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kreu të PS. Duke i ftuar qytetarët të votojnë numrin 44, pasi të krahasojnë dy alternativat. Berisha lëshoi edhe sulme personale ndaj kreut të PS-së, Edi Rama, duke u shprehur se 'ai ndërron gratë sa herë ka fushatë elektorale".
"Keni përballë dy alternativa. Alternativën e Sali Berishës, që është alternativa juaj. Është alternativa e një njeriu që beson tek puna e ndershme, tek puna juaj, beson tek familja, beson në Zot. Ndërsa përballë keni një një njëri që nuk i di se çfarë janë vlerat e familjes, që i ndërron gratë çdo dy vjet sipas interesave elektorale, sa herë ka fushatë. Keni përballë një njëri që për interesa të veta bllokoi dhe mbajti peng integrmin e vendit. Keni një njëri i cili u vuri zjarrin institucioneve për të zënë karrigën në pushtet. Ai ju prezanton dogmat e regjimit të shkuar, qyetatarë pa taksa, siç thonin etërit e tij, ndërkohë që i rripnin qytetarët. Keni përballë një njëri që nuk ka durim të dëgjojë njerëzit përballë”, tha Berisha.
Berisha tha se “alternativa e PD është e ajo e suksesit, ndërsa alternativa tjetër është e vitit 0, e bazuar tek nihilizmi, mohimi i investimeve. Bazohet tek ajo të cilën Rama e quan rrugë e dështimit, pasi mohon çdo rrugë, çdo ujësjellës, çdo investim, çdo rritje rrogash e pensionesh”.
“Rama thotë do të ndërtojmë Shqipërinë nga zero. Pretendon të zhbëjë çdo gjë që është bërë deri më tani, kërkon t’u vërë kazmën të gjithave”, tha kreu i PD.
Duke u ndalur tek investimet e bëra deri më tani në këtë zonë, Berisha premtoi 3-fishim të investimeve. Kreu i PD se po kështu në fokus do të jetë rritja e punësimit në sajë të nxitjes së biznesit dhe realizimit të projekteve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PD: Rama se di as vetë ç'program taksash ka