RRASHKE - 31 trupa të shqiptarëve të vrarë janë nxjerrë deri tani nga varreza masive në Rashkë të Serbisë. Eksperti i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu thotë se që nga fillimi i punimeve për nxjerrjen e trupave nga varreza po punohet me intensitet të lartë. Ai thotë se trupat që janë duke i nxjerrë, nuk i dërgojnë menjëherë për t’iu bërë analizat e ADN-së, por iu bëhet autopsia në vend të ngjarjes. “Po presim që të nxjerrim sa më shumë trupa dhe pastaj t’i dërgojmë për analizë të ADN-së, të gjithë përnjëherë”, thekson Arsim Gërxhaliu.
Nuk janë vetëm ekspertët e ekipit nga Kosova që po gërmojnë në Rashkë. Atje është dhe ekipi nga EULEX-i, si dhe përfaqësues të palës serbe. Gjetja e trupave shqiptarë në Rudnicë të Rashkës ka rritur shpresat për familjarët e të zhdukurve për të ditur më shumë për fatin e tyre. Në këtë vend mendohet se janë më shumë se 250 trupa të shqiptarëve të vrarë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com