Mbetemi në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku herë pas herë do ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke krijuar mundësi për rrebeshë afat-shkurtra dhe të izoluara shiu në të gjithë territorin kryesisht në veri dhe qendër, sipas meteoAlb. Por intervalet me kthjellime do të jenë të shpeshta përgjatë 24 orëshit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 - 3 ballë.
Rajoni dhe Europa; Mbeten në ndikimin e motit të paqëndrueshëm Europa Qëndrore dhe pjesërisht Juglindja e kontinentit ku vranesirat dhe shirat do te jene preznete. Ndersa; alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të ketë pjesa tjeter e Europes, ku më të dukshme kthjellimet paraqiten në Jugperëndim të Europes.