Rrefehet Yllka: Lidhje intime me
Ilian? Ai njihte të dashurin tim

Rrefehet Yllka: Lidhje intime me<br />Ilian? Ai njihte të dashurin tim
TIRANE- E cilësuar nga policia si femra që shkaktoi çarjen e çiftit Eleni dhe Ilia Basho, 29-vjeçarja Y. Sh rrëfen për herë të parë versionin e saj mbi të gjithë historinë. Në një intervistë për “Shekullin”, vajza 29 vjeçare, hodhi poshtë aludimet që ajo ishte e dashura e Ilia Bashos. Vajza 29-vjeçare tha dje për “Shekullin” se kishte qenë në punë kur kishte ndodhur ngjarja dhe e kishte marrë vesh atë nëpërmjet lajmeve të televizioneve. “Unë ndodhesha në klinikë dhe po prisja të marrja protezën e dhëmbëve të një personi. Pikërisht këtë protezë e kishte vetë Eleni. Ndodhesha në klinikë, kur papritur në TV pashë lajmin se një grua ishte vrarë në Shkozë, pranë ish- uzinës së autotraktorëve. Po në televizion, pashë dhe mora vesh se ishte vrarë Eleni, kolegia ime e punës”. Ky është versioni Y.Sh, për mënyrën se si ka marrë vesh lajmin e vrasjes së koleges së saj të punës, me të cilën siç thoshte ajo, kanë pasur marrëdhënie shumë të mira.

Në çfarë rrethanash jeni njohur me Ilia Bashon ?

Ka qenë viti 2007 ose 2008 kur unë punoja në një klinikë dentare në Tiranë. Kryeja furnizimet për klinikën dentare dhe u lidha me një subjekt privat në të cilin punonte Ilia Basho dhe ortaku i tij, Ilir. B. Aty jam njohur me këtë person dhe kam nisur të kem marrëdhënie pune dhe marrëdhënie korrekte.

Po me bashkëshorten e Ilia Bashos, Elenin keni pasur njohje?

Po sigurisht që kam pasur njohje. Kemi punuar bashkë deri ditën që Eleni u vra. Me Elenin jam njohur aty nga viti 2010, kur ajo hapi laboratorin dhe punonim bashkë. Në këtë kohë ne kishim marrëdhënie shumë të mira. Madje ne kishim edhe hyrje- dalje familjare. Unë dhe prindërit e mi shkonim shpesh në shtëpinë e tyre për vizita dhe ata vinin po ashtu për vizitë tek ne.

Gjatë kësaj kohe keni parë konflikte apo debate mes çiftit Basho ?

Në të gjitha rastet, unë nuk besoj se ka çift që nuk ka debat në marrëdhënie. Por mua në asnjë rast nuk më ishin shprehur asnjëri prej tyre, as Eleni, e as Ilia. Nuk i di problemet që mund të kenë pasur, pasi në atë kohë Eleni vinte sillte masat dhe më pas merrte protezat. Kaq ishte marrëdhënia jonë. Nuk mund të dija më tepër. Madje herë pas here, ata ishin ulur me ne dhe na patën treguar edhe planet e tyre për të ardhmen dhe për punën e tyre.

Në media, kanë dalë informacione që i referohen policisë se ju keni pasur marrëdhënie intime me Ilia Bashon. Si qëndron problemi ?
Unë nuk e di se si dhe në çfarë rrethanash kanë dalë informacione dhe të dhëna të tilla. Kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Madje mund t’ju them se këto informacione më kanë krijuar probleme edhe në lidhjen time që kam aktualisht. Mund t’ju them se herë pas here kur takoheshim në punë me Elenin, ajo më pyeste se si shkonte lidhja ime, kur do të fejohesha, apo do të martohesha. I pata thënë se ende nuk kishte ardhur momenti.

Informacionet e publikuara, thonë se Ilia Basho, ka pasur një komunikim prej tre mijë minutash me ju në total nga gjashtë mijë të tilla, për një periudhë kohore…
Komunikime kam pasur. Por duhet parë harku kohor gjatë së cilës unë i kam kryer ato komunikime me të. Pastaj nuk duhet të harroni, se ne kishim një marrëdhënie pune dhe komunikime do kishim.

Hetuesit kanë ngritur dyshime se ju keni pasur dijeni për marrëdhënien e kohëve të fundit të çiftit Basho. Është e vërtetë?

Nuk kam absolutisht dijeni për këtë fakt. Unë kam parë punën time.

Policia pretendon se ju keni marrë sms, por edhe një letër nga Ilia Basho, që të zhdukni mesazhet dhe të dhënat që zbulojnë një lidhje të mundshme mes jush…

Nuk ka asgjë të vërtetë në këto gjëra. Unë nuk kam pasur asnjë lloj lidhjeje me këtë person.

Po ngacmime, provokime, apo veprime nga ana e tij për të pasur një lidhje me të, keni pasur ?

Në ç’do rast, një mashkull vazhdimisht tenton të kërkojë diçka nga një femër. Por kur vihet përballë faktit të kryer dhe sheh foto me një person tjetër normalisht stepet dhe ndalet. Herë ai dhe herë unë këmbenim lap- topin, dhe ai ka parë foto të miat me të dashurin tim. Kjo do të thotë se edhe nëse ai ka pasur në mendje një gjë të tillë e ka hequr nga mendja kur ka parë fotot e mia me të.

Para disa kohësh Ilia Basho është ndarë nga ish- ortaku i tij, Ilir B. A keni dijeni mbi motivin e ndarjes së tyre ?

Nuk kam dijeni sepse nuk më ka interesuar kjo gjë.

Si e keni marrë vesh vrasjen e Eleni Bashos ?

Nga televizori. Unë kam qenë në tualet, kurse mamaja ime në klinikë. Ajo e pa dhe më tha menjëherë. U skandalizuam nga kjo gjë.

Më pas shkuat në vendngjarje apo jo, si vepruat ?

Erdhi babi me makinë dhe më pas shkuam drejt e në spital. Atje u interesuam.

A kishit komunikuar me të, atë ditë ?
Ka komunikuar mamaja. Eleni kishte marrë një masë për të bërë një protezë dhe ishte kthyer diku nga ora gjashtë bashkë me protezën. Ajo duhej të sillte protezën e dhëmbëve. Mamaja e pyeti për se ishte vonuar dhe ajo iu përgjigj se kështu vajti puna. Kjo është historia e marrëdhënies time me Ilia Bashon dhe Elenin.
( ne foto Yllka Shehaj, Ilia Basho)
(shekulli/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane