Rrëfeu krimet në Vlorë, dënohet me 3.4 vite burg i penduari Merkaj

Rrëfeu krimet në Vlorë, dënohet me 3.4 vite burg i penduari Merkaj

Gazmend Merkaj, i riu që guxoi dhe tregoi disa prej krimeve të rënda në Vlorë, siç ishin rrëmbimet deri dhe në vrasje, është dënuar nga gjykata e Fierit me 3.4 vite burg për akuzën e “Armëmbatjes pa lejë”. Merkaj u vetëparaqit në 1 gusht 2018 në policinë e Vlorës pas frikës se mund të ekzekutohej nga disa persona në Vlorë që ai i njihte dhe i kishte bashkëpunëtorë. Por teksa është vetëparaqitur me qëllimin për të treguar disa prej krimeve në Vlorë,i riu ka dorëzuar në ambjentet e Policisë së Vlorës dhe një armë që e mbante pa lejë. Për këtë armë, prokuroria e Fierit nisi në muajin gusht një hetim, ndërkohë hetimet për rrëfimin e krimeve në Vlorë, e morën në dorë prokurorët e Vlorës. Por teksa në Vlorë rrëfimi i të penduarit solli dy të ndaluar nga prokuroria dhe disa persona të vrarë mes bandave rivale, në Fier, prokuroria e këtij qyteti mori të pandehur Gazmend Merkaj, dhe çështjen kundër tij e dërgoi për gjykim. Pak ditë më parë gjykata e Fierit ka deklaruar fajtor për armëmbajtje pa lejë Gazmend Merkaj, duke e dënuar me 3.4 vite burgim, nga 6 vite që kishte kërkuar në pretencën e tij prokurori i çështjes. Ky dënim me 3.4 vite burgim i Merkaj është dhënë pas një gjykimi të shkurtuar dhe mësohet se Merkaj këtë vendim tashmë e ka apeluar në gjykatën e Apelit Vlorë,.

Si u vetëdorëzua në polici

Gazmend Merkaj është vetëdorëzuar në 1 gusht 2018 në Policinë e Fierit, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës se në automjetin e tij tip BMË ishte vendosur një sasi eksplozivi. Por pas mbërritjes së forcave xheniere dhe kontrollit fizik të makinës, pas pesë orësh u konstatua se automjeti ishte i pastër. Pas kësaj ngjarje Merkaj është paraqitur në Policinë e Fierit, ku ka dorëzuar një pistoletë që kishte pa leje dhe ka shfaqur gatishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë. Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

Vrasja e Xhaferit me urdhër të Harizaj

Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur. Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogaritë shtetasit Edison Harizaj, një tjetër e mirënjohur në Vlorë. Pas dëshmisë së tij prokuroria e Vlorës urdhëroi arrestimin e dy personave Besart Zharzha, i cili është ende në burg dhe personin tjetër A.S, i cili ndodhet në gjendje të lirë. Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria e Vlorës, ka arritur në konkluzionin se bazuar në veprimet e para hetimore, rezulton se Albano Xhaferi është vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur brenda ose jashtë shtetit me persona të tjerë dhe trupi është transportuar dhe fshehur për të bërë të pamundur zbardhjen e ngjarjes. Po kështu, nga ana e organit të prokurorisë është arritur në konkluzionin se, në ngjarjen e ndodhur konstatohen elemente të veprave penale të “Moskallëzim të një krimi” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të kryera nga shtetasi A.S, pasi ky shtetas ka marrë dijeni se me automjetin e Aleksandër Çaushaj, ishte kryer një krim dhe ka kryer veprime duke e pastruar dhe fshirë gjurmët e kryerjes së këtij krimi.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 18/03/2019 22:30

    Shtet legen..as mbrojtje nuk i kane ofruar. Marin denim te pafajshmit se vrsesit enden rugeve te vlores

    Përgjigju
  • Erald: 18/03/2019 21:19

    Ky qe u dorezua ka kerkuar prokuroria 6 vite burg, kush kapet me arme ne mes te Tiranes denohet 6 muaj sa per sy e faqe.

    Përgjigju
  • Fahrri Bajg Spiuni: 18/03/2019 20:11

    Bajgëri e gjallë bajgash!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj