Rrëfimi i birit të Xhuvanëve:
Si u detyrova të bëhesha vrasës

Rrëfimi i birit të Xhuvanëve:<br />Si u detyrova të bëhesha vrasës
Në më shumë se 5 orë rrëfim përpara hetuesve të policisë dhe prokurorisë Kostandin Xhuvani, ditën e vetdorëzimit 6 muaj
më parë, ka rrëfyer historinë e pazakontë si u detyrua të shndërohej në vrasës të ish mikut të tij.

Pas 3 muajve arrati, 22 vjeçari Kostandin Xhuvani, djali i vetëm i deputetes Luiza Xhuvani, paraditen e 23 Majit të këtij viti, në prani të prindërve dhe avokatit, u dorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Me pamje të dëshpëruar dhe me lot në sy, ai pranoi autorësinë e vrasjes së ish mikut të tij Alfred Musabelli. Po atë ditë në prani të avokatit ai ka rëfyer me detaje përpara prokurorit dhe oficerëve të policisë kriminale, gjithë historinë që nisi nga një sherr banal mes shokësh të ngushtë dhe përfundoi në mënyrën më tragjike, me një vrasje.

"Shqiptarja. Com", disponon të plotë dosjen e kësaj çështjeje të bujshme. Çështje që pas vendimit të gjyqtarit Gerd Hoxha për ta dënuar 22 vjeçarin Kostandin Xhuvani, vetëm me 2 vjet heqje lirie, alarmoi Ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi, i cilivetëm 3 ditë më parë, urdhëroi një inspektim urgjent të këtij procesi në prokurori dhe në Gjykatën e Tiranës. "Shqiptarja. Com", po boton sot të plotë rrëfimin e 22 vjeçarit përball hetuesve ditën që u vetdorëzua.

NGA SHOKË NË ARMIQ
"Unë Alfred Musabelliun, e kisha shok qysh prej një viti dhe me të jam njohur në lagje, pasi ishim që të dy banorë të një lagjeje. Me Alfred Musabelliun, jam konfliktuar fillimisht në ambjentet e shkollës "Labinoti" dy muaj para se të ndodhte ngjarja. Sherri midis nesh, ka filluar për motive të dobëta. Mbaj mend se ditën që jam konfliktuar me atë, isha duke pirë në lokalin e shtetasit Xhevat Koçiu së bashku me dy shokët e mi, njëri vëllai Alfredit, Romarjo Musabelli dhe me Erald Sidan. Mbasi pimë disa gota raki, dolëm nga lokali dhe u bashkuam me shokë të tjerë të lagjes dhe konkretisht me Alfred Musabelliun, Elton Alijaja, Andi Grorin, Albi Zelan dhe disa të tjerë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen për momentin. Në kohën që u bashkuam me të tjerët, Elton Alijaja dhe Erald Sida, filluan të konfliktoheshin me fjalë me njëri tjetrin.

Në këtë kohë ndërhyn në debat Alfred Musabelli në ndihmë të Eltonit të cilin e kishte shok të ngushtë. Ndërkohë unë futem në debat, në ndihmë të Erald Sinës. Atë natë thjesht debatuam me fjalë me njëri tjetrin, por pa u konfliktuar dhe ofenduar me njëri tjetrin. Të nesërmen vjen personalisht për të më takuar Alfred Musabelli.

Unë isha te shkolla "Labinoti" së bashku me dy shokët e mi Albi Zelën dhe Donald Ymeraj. Sapo erdhi mu drejtua me fjalët: "Meqënëse mbrëmë ishe i pirë, hajde të flasim sot, kush je ti që më ngre zërin mua?" dhe pa mbaruar fjalët më qëlloi me shpullë. Në këtë kohë ndërhyri Albi me Donaldin për ta qetësuar Alfredin dhe më pas folëm qetësisht dhe arritëm të pajtoheshim me njëri tjetrin. Një ditë më pas, me sa mësova nga shoku im Albi Zela, shtetasi Eduard Sida, ditën që kishte edhe ditëlindjen e tij, ishte duke pirë me shoqërinë tonë, në të cilën isha edhe unë por u largova më pas.

Në ambjentet e shkollës ku ata ishin duke pirë, kishte shkuar Alfred Musabelli së bashku me Elton Alijaja dhe në kohën që kishte shkuar Erald Sida, i kishte thënë: përse bëre sherr me Kostandinin, ne thjesht debat bëm? Në këtë kohë Alfredi, siç ishte me shishen e alkoolit në dorë, e godet Eraldin në kokë. Në atë kohë futet Eltoni në ndihmë të Alfredit, ndërsa Albi Zela, në ndihmë të Eraldit. Mbasi ishin konfliktuar për një kohë të shkurtër 5-10 sekonda, pasi ndërhynë persona të tjerë, ndahen dhe largohen nga shkolla.

Mbas largimit të Alfredit dhe Eltonit, po sipas thënieve të Albit, shokët e mi Albi Zela, Erjon Gjici dhe Erald Sida, ishin larguar me makinën e Albit për në shtëpi. Diku në afërsi të shtëpisë së Albit, një makinë Audi Q7, i kishte parakaluar dhe ju kishte zënë rrugën. Prej andej kishte zbritur Eton Alijaja, Pjerin Prenga dhe Alfred Musabelli, të cilët kishin qëlluar me gurë makinën e Albit. Albi i jep makinës mbrapa me shpejtësi dhe arriti të largohet pa pësuar dëmtime fizike përveç ca dëmtime të vogla makina e tij.

Mbas kësaj përplasje, po nga Albi Zela kam mësuar se Alfredi me Eltonin dhe Pjerinin, kishin goditur me sende të forta shokun tim, Donald Ymeri, disa ditë më pas.

Mbrojtja: Arsyet përse Xhuvani është i pafajshëm

Sipas mbrojtjes nga të gjitha provat e ndodhura në fashikujt për gjykim, rezultoi qartë se të gjitha veprimet e të pandehurit Kostandin Xhuvani, janë kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme dhe nuk ka asnjë hapësirë për të diskutuar kapërcimin e kufijve të kësaj mbrojtje, vetëm nga fakti se pistoleta që mbante në dorë viktima nuk ish te luftarake.

Nga ana subjektive, i pandehuri nuk ka qenë në gjendje të konstatonte se pistoleta në fjalë, ishte luftarake apo jo, pasi nga mënyra sesi kanë rrjedhur ngjarjet, të krijohet përshtypja që pistoleta e viktimës, ishte e vërtetë. Konkretisht rezultoi e provuar se viktima e ka mbushur kët armë, duke marrë fishekun e rradhës dhe duke nxjerr fishekun që kishte në fole. Përveç sa më sipër arma, ishte prej metali, identik me armët e vërteta, tip pistolet dhe bënte zhurmë. Sulmi i viktimës, ishte shumë i dhunshëm, i padrejtë, i vërtet dhe i çastit.

I pandehuri Xhuvani, ishte inferior ndaj këtij sulmi. Po sipas mbrojtjes të Kostandin Xhuvanit, Alfred Musabelli dhe Pjerin Prenga, kanë qenë të dënuar më parë me burgim për vepra të rënda penale, I pari për trafik droge, kurse tjetri për pengmarrje. Për të gjitha kto mbrojtja këmbnguli në kërkesën e saj për pafajësi për Kostandin Xhuvanin.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës