Rrëfimi i Dokles: Ja ç'bënte
Berisha kur u vra Miri i Xhikes
Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle rrefen se diten kur eshte vrare Miri i Xhikes, trafikant droge i vrarë në vitin 2003, ka degjuar Sali Berisha te urdheroje permes nje telefonate qe cdo socialist qe do ti shkonte ne varrim te nxirrej ne gazete si i korruptuar dhe i lidhur me krimin.
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle rrefen se diten kur eshte vrare Miri i Xhikes, trafikant droge i vrarë në vitin 2003, ka degjuar Sali Berisha te urdheroje permes nje telefonate qe cdo socialist qe do ti shkonte ne varrim te nxirrej ne gazete si i korruptuar dhe i lidhur me krimin. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, socialisti Dokle rrefen biseden qe ka degjuar nga Berisha ndersa ndodhej me te ne nje dreke zyrtare ne Strasburg.
Dokle eshte nxitur ne kete status nga rrefimi ne media i Izet Haxhise, ish-truprojes se Berishes kur ish president dhe kryetar i PD, i cili akuzon se lideri historik demokrat ka marrë dhuratë një makinë të blinduar nga Miri i Xhikes (Fatmir Rama), dhe e ka përdorur për 7 vjet.
“
Ditën e vrasjes së këtij Mirit, rastisëm në një drekë zyrtare, në një qytet të vogël afër Strasburgut dhe Berisha po urdhëronte dike në telefon:" Shiko... dëgjo... mbani shënim emrat e socialistëve që do të shkojnë në varrim... nxirrini në gazete si të korruptuar... të lidhur me krimin... dëgjo... shiko...", - shkruan Dokle
Akuzat e Izet HaxhisëIsh-truproja i presidentit dhe kreut të PD-së Sali Berisha ka hedhur një tjetër akuzë ndaj liderit historik demokrat. Sipas tij, Miri i Xhikes
(Fatmir Rama i vrarë në vitin 2003) i ka bërë dhuratë Berishës makinën e blinduar Mercedez Benz një muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1998. Këtë makinë Berisha e ka përdorur deri në vitin 2005 kur u bë kryeministër.
Sipas rrëfimit të Izet Haxhisë për gazetën Dita, kjo makinë ka qenë e blerë në Turqi në vitin 1997 me vlerë 140 mijë franga dhe është përdorur nga ministri i Mbrojtjes turk i asaj kohe. Haxhia thotë se makina më tej është blerë nga Miri i Xhikes me ndërmjetësimin e Shkëlzen Berishës dhe i është bërë dhuratë Sali Berishës. Ish-truproja thotë se Berisha ka qenë në dijeni se e kujt ishte makina.
Më herët në disa rrëfime të tjera për gazetën Dita, izet haxhia akuzonte se Miri i XHikes i kishte dhënë 30 milionë lireta Shkëlzen Berishës, djalit të ish-krysministrit, pranë stadiumit “Qemal Stafa”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28