Rrëfimi i ish-lojtarit: Zgjodha Finlandën, Shqipëria më kërkoi para

Rrëfimi i ish-lojtarit: Zgjodha Finlandën, Shqipëria më kërkoi para

Kombëtarja shqiptare që nga grupmoshat e deri tek ekipi i parë ka qenë një vatër korrupsioni dhe qokash! Rastet ku futbollistëve i janë kërkuar para nuk numërohen me gishtat e duarve, por do të duhej një listë e gjatë për t'i shënuar. Të gjithë rastet nuk janë bërë publike, por ka dhe prej atyre që guxojnë të flasin hapur. 

Ish-lojtari i Finlandës, Shefki Kuqi, ka pranuar hapur në emisionin “Sporti Total” në “Kohavision" se kombëtarja shqiptare i ka kërkuar para, prandaj zgjodhi Finalandën. Ai tregon dëshirën e tij për t'u veshur kuqezi, por në atë kohë luheshin interesa të tjera në shpatullat e ekipit tonë. 

"Që në fillim unë kam pasur dëshirë dhe kam tentuar të luaj për Shqipërinë. Por ata kërkonin para dhe gjëra të tjera. Ashtu ishte atëherë si për pasaportën, si për të luajtur në kombëtare. Nuk më interesonin këtë gjëra dhe mu dha shansi për Finlandën, ku pata një karrierë të bukur e të gjatë". 

Ish-sulmuesi i njohur ka folur dhe në lidhje me zgjedhjet aktuale të futbollistëve të rinj për Kombëtaren e Shqipërisë, apo përfaqësuesen e Kosovës. "Tani ka ndryshuar mentaliteti. Një fëmijë që është rritur në një shtet tjetër, nuk e di se sa e ka lidhjen me Kosovën. Këtu tifozët e duan futbollin me zemër. Tani çdo përfaqësuese ka lojtarë të shteteve të tjera”.

Kuqi ka luajtur 62 ndeshje për Finlandën duke shënuar 8 gola. Ai ka pasur një karrierë të pasur me ekipe si Fulham, Newcastle, Crystal Palace, Ipswich, Derby, Blackburn, Swansea, etj. Telesport

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës