TIRANE- Ilir Kupa është rrëfyer nga qelitë e paraburgimit ku ka treguar se është vetëm një viktimë e policisë greke, e cila ekzekutoi pa mëshirë tre shkokët e tij me 300 plumba. Kupa tregon se në vitin 1998 është nisur në Greqi për një jetë më të mirë, e cila e mbylli në birrucat helene. Ndërsa e konsideron si të turpshme qëndrimin e mbajtur nga shteti shqiptar dhe mungesën e reagimit për vrasjet e të arratisurve nga burgu i Trikalas. Ai tregon se motivi i arratisjes nga burgu ishte padrjetësia dhe dhuna që ushtrohej nga pala greke. Ndërsa e krahason sistemin e drejtësisë greke me periudhën e komunizmit.
Në lidhje me akuzat e vrasjeve Kupa i quan të ulta dhe sipas tij është skandaloze që shteti merret me akuza të dala në media. Ndërsa shton se familja e tij është përsekutuar nga shteti Grek,i cili gjoja gabimisht ngatërroi babanë me të, duke e mbajtur në qeli për 6 muaj. Akuza të shkëmbimit të zjarrit Kupa i përgjigjet: “I thashë policisë, më mirë më vrisni ju sesa greku. Ilir Kupa ka shpresë tek drejtësia, pasi ai është një shtetas shqiptar dhe ka lindur në këtë tokë, ku edhe do të vdesë. “Jam viktimë e një diskriminimi që është bërë nga autoritet greke dhe kërkoj të gjykohem brenda territorit shqiptar dhe pjesa e mbetur e dënimit të më konvertohet.
Kam emigruar në Greqi për një jetë më të mirë në 1998. U arratisa nga burgu pasi u dënova pa të drejtë. Shteti shqiptar në asnjë moment nuk ka shfaqur interes. S’kam lindur kriminel dhe as jam i tillë. Padrejtësia më ka detyruar të arratisem nga burgu së bashku me shokët e mi. Në janar të 1999 kam shkuar në Greqi për emigrim për një jetë më të mirë. Atë çkam përjetuar në Greqi më kanë bërë të jem kundër sistemit grek. Është shumë dashamirës populli grek, por sistemi i drejtësisë grek më keq sesa koha e Enverit. Diskriminimi racial dhe dhuna është arsyeja e kundërshtimit të burgut grek.
Shokët e mi u vranë nga forcat speciale greke, duke iu dergjur 300 plumba dhe shtetit shqiptar, t’i vijë turp që nuk kërkoi shpjegime. Marjanin e kam si vëlla dhe e vranë grekët pa shpjegim duke qëlluar me 200 plumba. Por vetëm një plumb e kapi dhe u vra pa paralajmërim. Është shumë e rëndë që të bëjnë drejtësi gazetat me lajmin tonë duke na fajësuar”-ka deklaruar Ilir Kupa.
Shkrimi u publikua sot (28.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com