Rrëfimi i poetes së inaugurimit të presidentit Biden: Jeta ime ndryshoi në 6 minuta    

Rrëfimi i poetes së inaugurimit të presidentit Biden: Jeta ime ndryshoi në 6 minuta     

“Jeta ime ka ndryshuar në gjashtë minuta, unë ende duhet të mësohem. Por nëna ime, motra ime binjake më bëjnë të mbaj këmbët në tokë, ato janë shkëmbinjtë e mi”.

U shpreh kështu për BBC, poetja Amanda Gorman, e njohur për publikun amerikan pas poezisë që shkroi dhe interpretoi gjatë inaugurimit të presidentit Joe Biden.

Ajo recitoi poezinë “The hill we climb”, u bë poetja më e re në historinë e vendit që ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

 “Edhe qeni im Lulu më sjell përsëri me këmbë në tokë, për të unë jam akoma i njëjti person” bëri shaka Gorman.

Poezia e Gorman, e frymëzuar nga dhuna brenda dhe jashtë Kapitolit me 6 janar, ditë kur brenda po bëhej ceremonia e inagurimit.

“Unë e zgjodha titullin vetëm kur e mbarova, për ditë me radhë në dokumentet në kompjuterin tim e kisha titulluar “Poezia Inauguruese””, tha poetja e re , e cila në asnjë moment nuk nguron të falënderojë të ëmën.

“I detyrohem nënës sime dhe grave të tjera të me ngjyrë në jetën time, për dhuratën e të shprehurit atë që mendoj. Nëna ime gjithmonë më ka inkurajuar për zërin tim,” tha Gorman, duke kujtuar se kur ishte në shkollë ajo ishte në gjendje të mbrohej nga bulizmi dhe për të vlerësuar personalitetin e saj, nëna e saj do të organizonte një festë të vogël për të.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë