Fabio Muçllari, cili vrau me armë bashkëmoshatarin e tij, ka deklaruar se i gjithë sherri nisi për një vajzë. Ai është shprehur se i kishte kërkuar viktimës që të mos e ngacmonte më shoqen e tij, por sipas tij, kërkesa e tij është injoruar nga bashkëmoshatari që mbeti i vrarë.

Pas arrestimit të 17­ vjeçarit Fabio Muçllari, i cili vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij në Pogradec, autori ka hedhur dritë të plotë mbi ngjarjen dhe shkaqet e saj. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, autori i vrasjes së 17-vjecarit nuk ka shfaqur pendesë dhe është përgjigjur me gjakftohtësi grupit hetimor, duke pohuar se mes tij dhe viktimës nuk kishte njohje të mëparshme .

Sipas dëshmisë, dy djemtë, viktima Fabio Hila dhe autori Fabio Muçllari, mësohet se njiheshin vetëm nëpërmjet Facebook­ut.

F. Muçllari ka deklaruar se krimin e ka kryer me një armë të cilën e mbante të fshehur në pjesën e pasme të shtëpisë ku banonte.

 “Armën e kam gjetur dhe e mbaja të groposur pas shtëpisë, në Vërdovë”, është shprehur autori 17­vjeçar.

17-vjecari nuk ka shfaqur pendesë për krimin dhe gjatë gjithë kohës ka folur me mllef.

Fabio ngacmonte shoqen time të ngushtë. Ne nuk njiheshim me njëri­tjetrin, por e kontaktova nga Facebooku. I kërkova fillimisht të mos e ngacmonte atë vajzën, por ai ma ktheu me ironi dhe tallje çdo përgjigje. I kërkova prapë që ta lërë të qetë atë vajzën, por nuk e ka bërë. Gjatë gjithë kohës unë i flisja seriozisht, por atij i dukej vetja epror dhe të dy u nxehëm. Nisëm të fyenim njëri­tjetrin dhe pasi e mbyllëm bisedën, unë nuk arrija të gjeja qetësi”, ka dëshmuar 17­vjeçari.

E gjeta numrin e tij të celularit dhe e telefonova. Ai sërish më foli keq dhe i kërkova të më tregonte ku ndodhej që të sqaroheshim përballë dhe jo me llafe. Më tregoi lokalin dhe i shkova atje. Nuk ishte vetëm, por me disa shokë. Atje më tha disa fjalë që më prekën në sedër. Mendja më shkoi menjëherë tek arma që kisha fshehur mbrapa shtëpisë. Shkova te vendi ku e kisha groposur, e nxora dhe u ktheva te lokali, atje e qëllova dhe ika. Nuk e dija nëse e kisha vrarë apo jo”, ka deklaruar autori i vrasjes së 17-vjecarit Fabio Hila.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com