Rrëfimi, Ilia Tërpini: Ja si u
përballa me filmin “Ballë për ballë”

Rrëfimi, Ilia Tërpini: Ja si u<br />përballa me filmin “Ballë për ballë”
TIRANE- Filmi “Ballë për ballë” që mban emrin e regjisorëve Kujtim Çashku dhe Pirro Milkani do të shkojë për restaurim në Bukuresht. Operatori Ilia Tërpini rrëfen për “Shqiptarja.com” vështirësitë pasionin dhe frikën që e shoqëronte për filmin e mbështetur në romanin e Kadaresë “Dimri i madh”. Filmi artistik shqiptar “Ballë për ballë” është prodhuar në vitin 1979 dhe nuk i është nënshtruar asnjë procesi restaurimi. I mbështetur në romanin e shkrimtarit Ismail Kadare, “Dimri i madh”, ky film rrëfen situatën e krijuar në bazën ushtarake të Pashalimanit në vitet ’70, pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit e ka përzgjedhur për restaurim mes filmave të tjerë që kërkojnë ndërhyrje. Filmi “Ballë për ballë” është një nga filmat e rëndësishëm të fondit filmik të AQSHF-së dhe rrezikonte dekolorimin total të ngjyrave.

Ai u përzgjodh mes titujve të filmave si: “Liri a vdekje”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Në shtëpinë tonë”, të cilët gjithashtu kanë nevojë për një ndërhyrje urgjente. Projekti i radhës për restaurimin e filmit “Ballë për ballë” do të kryhet falë një bashkëpunimi me “Hungarian FilmLab” Budapest. ndërsa më herët nga ky bashkëpunim u restauruan dhe filmat “Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi” të regjisorit të mirënjohur, Dhimitër Anagnosti. AQSHF deri tani ka të restauruar edhe filmat “Skënderbeut”, “Nëntori i dytë”, “Tomka”, etj.

“Ballë për ballë” është një film artistik i metrazhit të gjatë dhe i prodhuar në vitin 1979 nga ish Kinostudio “Shqipëria e Re” dhe një nga filmat që ka angazhuar emra të njohur të kinemasë. Filmi me regji nga Kujtim Çashku dhe Pirro Milkani është bazuar në romanin e Ismail Kadaresë “Dimri i madh” dhe është realizuar me muzikën e kompozitorit Feim Ibrahimi. 

Pas këtij lajmi operatori i njohur, Ilia Tërpini, që ka marrë titullin “Artist i merituar”, fill pas xhirimeve të filmi “Ballë për ballë”, rrëfen përballjen e krijimtarisë artistike me frikën e gabimeve ideologjike të kohës, për të cilat edhe mund të dënoheshe rëndë. Gjithashtu, operatori Tërpini rrëfen përballjet me dallgët e detit dhe sfidat e xhirimeve në rrethana tepër të vështira dhe me teknologji jo shumë të zhvilluar të kohës. 
 
Zoti Ilia, a mund të na thoni, si ka qenë “përballja jote me filmin “Ballë për ballë”?
-Kur më ra në dorë skenari i filmit “Ballë për ballë”, thashë me vete, do jetë një fat i madh për atë që do jetë operatori. Kur drejtori erdhi të thoshte se është një film shumë me rëndësi që trajton marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe prishjen e këtyre marrëdhënieve. Je caktuar ti operator me regjisor Pirro Milkanin e Kujtim Çashkun, më tha. Pastaj shkuan në bazën ushtarake të Pshalimanit; dy regjisorët, unë dhe operatori.
 
Çfarë kujton gjatë xhirimeve në bazën ushtarake?
-U orientuam si do të xhironin. Pjesa që do të xhirohej ishte me nëndetëse. Komandanti i nëndetëses, kur u futëm na tha: “-Këtu është barut dhe temperatura arrin 40 gradë”. Aty mund të shkrije. Unë megjithatë isha tërë qejf dhe po habitesha që shihja oficerët që jepnin komandat të vrenjtur në fytyrë. “Pse rrini kështu?”, -i pyes.

“E di ku jemi?, më thotë oficeri. “E di, -i them, -jeni 30 metra thellësi”. “Kollaj është 30 metra?!”, -më tha. E kuptova unë rrezikun dhe kuptova se të xhiroje aty nuk ishte aq qejf.
Filloi skena e xhirimeve me aktorë shumë të mirë, Si Sulejman Pitarka e Bujar Lako, njëri më i mirë se tjetri.
 
Si e kujton Sulejman Pitarkën?
-Sulejman Pitaraka pavarësisht se vinte si një figurë negative në sytë e shqiptarëve, për rolin që kishte, duke iu kundërvënë komandantit tonë Bujar Lako shumë bukur, la mbresa të paharruara me figurën e tij. Unë kur isha me Vladimir Priftin në Belgjikë dhe aty takuam rusët që e kishin parë, ata na thanë “Bravo” dhe lëvduan aktorin Pitarka. “Ky është vërtet një rus dhe ka një rol shumë të bukur e të vështirë”, u shprehën ata.
 
Çfarë kujtimesh të tjera, ju vijnë ndërmend nga skena e xhirimeve?
-Unë e kisha me shumë qejf se mendoja që në det kamera kishte ç’të bënte. Morëm edhe disa makete të anijeve dhe i vendosëm të gjitha në radhë. Po unë u thosha duhen më afër se nuk i merr kamera. “-Po kështu është rregullorja.” -më thanë. Unë u thashë se do ta thyejmë rregulloren dhe i vendosëm maketet e anijeve, ashtu siç na duheshin për filmin.

Pa kësaj u bë përgatitja për anijen e madhe. Ne na kishin vënë në dispozicion anijet e Durrësit, të Shëngjinit, të Vlorës. Kur deti nisi të shtonte dallgët. Unë nuk po u thosha se nuk xhirohej dot, se do të më thoshin se “po bëja punë armiqësore”. Hipa në siluruese dhe u nisëm.

Mirëpo dallga po ngrihej përpjetë dhe mua më iku nga syri aparati. Dhe unë aparatin e vura në gjoks me shpejtësi, pa ditur se çfarë materiali kam marrë. Punoja me gjak të ngrirë, derisa erdhi materiali që të dublohej. Gjenerali më tha “Bravo, shumë bukur!” Dhe shpëtova me atë film, se doli shumë bukur. Pastaj ishin skenat në ishullin e Sazanit që duheshin xhiruar bashkë me avionin lart, anijen poshtë. Që të krijohej një imazh që ne i kemi armiqtë në grykën e topit. Pata fat se filmi u prit mirë edhe udhëheqja.

Ata e shprehën kur ra tërmeti në Shkodër. Unë isha për xhirime atje. Ata erdhën dhe më uruan. Më pas më mori drejtori i kinostudios në telefon. Më tha më pyeti udhëheqja për titullin që ke marrë, dhe thanë të të jepet titulli “Artisti i Merituar” për xhirimet në filmin “Ballë për ballë”. 
filmi balle per balle
filmi balle per balle

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime pa leje, arrestohet inspektori i IMT Kukës dhe administratori i njësisë Golaj

Lejuan ndërtime pa leje, arrestohet inspektori i IMT Kukës dhe administratori i njësisë Golaj