Rrëfimi prekës i vajzës së një zjarrfikësi: Babai im vdiq hero në Kullat Binjake, trupi i tij nuk u gjet dhe nuk e kam njohur kurrë atë

Rrëfimi prekës i vajzës së një zjarrfikësi: Babai im vdiq hero në Kullat Binjake, trupi i tij nuk u gjet dhe nuk e kam njohur kurrë atë

Çdo vit, më 11 shtator, Alexa Smagala kthehet në Nju Jork me familjen e saj, shkon në vendin e masakrës dhe më pas në Brooklyn, në kazermat ku punonte babai i saj.

“Unë kurrë nuk e kam njohur babanë tim dhe ai kurrë nuk më ka njohur mua. Por unë u rrita duke menduar për të çdo ditë. Babai ishte një zjarrfikës, ai vdiq si hero në Kullat Binjake, por trupi i tij nuk është gjetur ende", tha Alexa.

Alexa Smagala është një nga 105 foshnjat që ende nuk kishte lindur kur baballarët e tyre u vranë në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, Uashington dhe Shanksville, Pensilvani.

Sot ajo është 21 vjeç, studion në Universitetin e Floridës Qendrore për t'u bërë terapiste e të folurit dhe ëndërron të punojë me fëmijët, raporton tgcom24.

"Sakrifica e tij dhe e kaq shumë zjarrfikësve dhe policëve të vdekur si ai, ai nuk duhet të harrohet”, tha ajo në një intervistë për median italiane për Tgcom24.

21 vjeçarja tha se ai vend ishte ‘dollapi’ i tij, për shkak se ishte vendi i fundit ku ai kishte qenë para se të vdiste. Ajo tha se kolegët e tij bënin shaka të ndryshme me të për shkak se ai ishte i bukur.

"Është vendi i fundit ku ishte para se të vdiste. Ai e kaloi gjithë kohën atje. Në një pasqyrë në mur shkruhej: Pasqyrë moj pasqyrë, kush është më e bukura mes të gjithëve? Ti je Stan, thonin me shkaka kolegët e tij.E tallnin se ishte i bukur", tha Smagala.

Babai i saj quhej Stanley Smagala, 36 vjeç dhe më i vogli nga shtatë vëllezërit. Atij i pëlqente të luante golf, ishte i aftë në ping-pong dhe në kazermën FDNY Engine 226 në Brooklyn, ku ai punonte, i cili njihej për dashamirësinë e tij.

Me keqardhje ajo thotë se nuk ka një varr për babain e saj për shkak se kurrë nuk i është gjetur trupi i tij. Smagala tha se ajo kishte lundur më 9 janar 2002, vetëm 4 muaj pas vdekjes së babait të saj, e cila thotë se edhe pse nuk e ka njohur kurrë, kur shikon fotot e tij e merr akoma edhe më shumë malli.

Ajo gjithashtu tha se një vit para se ajo të lindte vajzë, nëna e saj kishte bërë një abort, ku të dy prindërit kishin vuajtur shumë por nuk kishin hequr dorë. Babai i saj kishte thënë se fëmija që do vinte në jetë po të ishte vajzë do të quhej Alexa.

Ajo tha se nuk e ka ndjerë mungesën e babait të saj për shkak se ajo e ndjen që ai është gjithmonë në çdo hap që ajo hedh, e cila shtoi se edhe në diplomimin e saj ajo nuk ishte vetëm për shkak se babait i saj ishte i “pranishëm”, për shkak se një flutur i ishte ulur pranë këmbës së saj gjatë ecjes.

Në përvjetorin e vdekjes së tij ajo tha se së bashku me familjen e saj vizitonin Qendrën Botërore të Tregtisë dhe kazermat e babait për t'u ndjerë më afër tij.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)