Rrëfimi prekës i Valbona Memës: Fëmijëria ime ka qenë e vështirë! Mami na jepte bukë me sheqer! Një vëlla më ka vdekur

Rrëfimi prekës i Valbona Memës: Fëmijëria ime ka qenë e vështirë! Mami na jepte bukë me sheqer! Një vëlla më ka vdekur

Valbona Mema

Këngëtarja Valbona Mema, banorja më e re e “Big Brother VIP Albania” gjatë një loje të zhvilluar për banorët shtëpisë, artisja bëri një rrëfim mjaft prekës, ku na tregoi të gjithëve se ka pasur një fëmijëri jo si të gjithë të tjerët, pasi i është dashur të përballet me disa vështirësi.

Këngëtarja tregon se ka humbur një prej vëllezërve të saj , po ashtu rrëfen dhe se si është rritur.

Mema po ashtu tregon se ajo doli fituese për të shkuar në Liceun Artistik, por në vend të saj dërguan dikë tjetër.

“Unë jam Valbona, jam lindur dhe rritur në Tiranë, në një lagje të vjetër të Tiranës, me shumë pjesëtarë familje. Jam fëmija i fundit. Kam 7 motra dhe 2 vëllezër. Fëmijëria ime ka qenë po aq e keqe por edhe shumë e bukur.

Fillova shkollën fillore pranë shtëpisë. Kemi pasur një shkollë shumë të mirë, me emër sot. Kemi qenë fëmijë që luanin gjithë ditën dhe na mblidhte mami në darkë ose mbasdite me një bukë me sheqer dhe na e lagte te çezma. E ne të lodhur nga lojërat e tepërta e hanim. Isha fëmija i fundit dhe ndoshta…

10 fëmijë, por një vëlla më ka vdekur shumë i ri kur isha dy vjeçe. Një fëmijëri shumë e vështirë. Këndoja gjithë ditën nëpër shkollë, nëpër korridoret e shkollës, ku të gjithë thonin ‘ça zëri ke, pse nuk vazhdon një shkollë muzike”.

Edhe konkurrova në Liceun Artistik, por fatkeqësisht, unë e kisha fituar por në vendin tim dërguan dikë tjetër që ndoshta ishte pak më lart nga ana e shumë gjërave, nga ana financiare, nga ana e mbështetjes. U detyrova dhe fillova shkollë në bujqësore dhe në degën Zoovetenari.

Viti i 1, 2, 3, ka qenë shumë i bukur dhe isha nxënëse shumë e mirë. Edhe aty unë këndoja gjatë gjithë kohës, bëheshin koncertet e shkollës dhe unë isha gjithmonë e para.

Me vështirësi merrja autobusin edhe pse më zinte gjumi, nganjëherë kalonim deri në Kombinat, bënim përsëri xhiro dhe unë përsëri rrija në gjumë. Herë shkoja me bukë dhe herë pa bukë”, ka treguar këngëtarja e dashur për publikun.”- ka treguar Valbona Mema.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flutra stelo: 27/01/2023 01:05

    Tregimi i Valbones esht shum e vertet se un i njoh shum mire kam pasur nje nga vellezerit e saj ne klas kan qene shume fuksren por shume te respektuar per moshen qe ka Valbona sot esht yll dhe zeri i saj i pa arritshem i uroj qe te fitoje ne Big brother se i takon♥️♥️

    Përgjigju
  • mond: 26/01/2023 20:40

    Vazhdon gara, kush të viktimizohet më shumë. Imagjinoni sot që flasim të kesh 10 fëmijë? Si mund ti rrisësh duke ua plotësuar kërkesat ? Dhe me sheqer që thotë Valbona duhej një thes..... Megjithatë, ja ju erdhi dita, tani bëni çte doni, njëherë fryheni si me pizgë,pastaj paguani qimet e kokës të dobësoheni, fryni dhe buzët dhe .....rroftë demokracia.... Por mos gënjeni kot, atere ishit më të lumtur, sot nuk gjeni derman,vërtet notoni në para por dhe probleme pa fund kini,dhe nuk ju zë më gjumi jo vetëm urbanëve por as në dyshekët e shtrenjta që kini....

    Përgjigju
  • bujar ezmeri: 26/01/2023 13:27

    PO VALBONA ESHTE ME SE E VERTETEATO QE THUA TIRONCIT KANE VUJT MO SHUM JO SE ISHIM SHUME FEMIJ POR DHE SI TIRONC NUK KISHIM PERKRAHJE NGA QEVERIA.NEE NA KANE KOMANDU DHE NA KOMANDOJN NJEREZ QE SDINE TI JAPIN UJ GAMORIT... RESPEKTE PA FUND PER KONGTAREN E MODHE ZONJEN VALBONA MEMA..

    Përgjigju
  • BREZI IX: 26/01/2023 12:06

    HALLALL VALBONA ... KA QENUR 17 VJEC NE 1990... PRA ADOLESHENCEN E KA KALUAR NE KOHEN E XHAXHIT, DHE TE GJITHE FAMIJLET , U JEPNIN BUKE ME SHEQER DHE KUSH ME VAJ E KUSH ME UJE,,, ISHTE USHQIM SIC ESHTE SUSHI SOT , DMTH ISHTE MODA ,,,,,, LAJM PALLAVRA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump