Rrëfimi rrënqethës: I shoqi e 
rrihte shpesh Dallëndyshen

Rrëfimi rrënqethës: I shoqi e <br />rrihte shpesh Dallëndyshen
TIRANE - Dallëndyshja, gruaja 50 vjeçare kishte qenë shpesh herë objekt i dhunës së bashkëshortit të saj i cili dje i mori jetën asaj dhe më pas vetes. Përveç faktit se viktima i ishte drejtuar Gjykatës për urdhër mbrojtje, por më pas ishte tërhequr për shkak të kërcënimeve (vendimi i gjykatës  u publikua dje nga shqiptarja.com), dëshmitarë të dhunës kanë qenë edhe komshinjtë e çiftit që jetonin në rrugën  “Irfan Tomini”, në zonën e njohur si blloku i banesave “Vasil Shanto" në Tiranë. 

Dallëndyshe dhe Edmir Jazxhi do të përcillen sot në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot pasdite pikërisht në banesën e tyre e cila një ditë më parë ishte skenë e një tjetër krimi në familje. 

DALLENDYSHJA PERFUNDONTE NE SPITAL NGA DHUNA
 54-vjeçari Edmir Jazxhi prej kohësh ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij Dallëndyshe Jazxhi 50-vjeç.  Komshinjtë kanë dëshmuar se shumë herë Admir Jazxhi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke e dërguar atë në spital në gjendje të rëndë. 
Por ditën e djeshme debati i vazhdueshëm mes çiftit ka degjeneruar deri në përdorimin e armës nga ana e Edmir Jazxhit, që fillimisht ka qëlluar me pistoletë 3 herë bashkëshorten dhe më pas veten, duke lënë jetim dy fëmijët 16-22 vjeç. Sipas policisë krimi ka ndodhur për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.
Komshinjtë rrëfejnë se shkak i këtij krimi mendohet të ketë qenë dhe xhelozia dhe gjendja e dehur në të cilën 54-vjeçari shkonte çdo ditë në shtëpi.

 SHERRI I FUNDIT BURSA E STUDIMIT PER VAJZEN   
"Grindjet e fundit mes çiftit Jazxhi ka qenë një bursë për studime jashtë vendit që vajza e tyre kishte fituar. Burime nga policia thonë se familja nuk dispononte shumën e parave që vajzës i nevojiteshin për të ndjekur studimet e larta."- shkruan sot Shqiptarja.com, versioni print. 

PRONARI I LOKALIT KU PINTE 54 VJECARI: TE DY ISHIN TE PAPUNE 
Pronari i lokalit ku 54-vjeçari Edmir Jazxhi, pinte çdo ditë, tregon për shqiptarja.com (print) se Jazxhi kishte qenë në mëngjes në lokalin e tij. Ai thotë se 54-vjeçari ditët e fundit ka qenë i hutuar. Temja tregon se shkaku i kësaj tragjedie kanë qenë kushtet e vështira ekonomike të familjes Jazxhi. “ Erdhi sot(dje) në lokal si çdo ditë tjetër. Porositi një teke raki dhe kafe. Nuk m’u shpreh për ndonjë gjë, por kohët e fundit e kam parë si të hutuar. Unë mendoj që shkaku i këtij krimi të rëndë në familjen Jazxhi ka qenë ekonomia, pasi të dy bashkëshortët ishin të papunë. Mili kishte tetë muaj që nuk i kishin dhënë rrogën. Ndërsa gruan e kishte të papunë. Ja çfarë bën papunësia, çfarë sjell varfëria” përfundon pronari i lokalit, ku 54-vjeçari shkonte çdo ditë.
 
KOMSHIA: GRUAJA RRIHEJ NE MENYRE SISTEMATIKE
 "E rrihte aq shumë, saqë ka pasur raste kur e kemi çuar në spital të mbështjellë me qese plasmasi”. Nis kështu rrëfimi i komshies së çiftit Jazxhi. Ajo tregon se 50-vjeçarja nënë e dy fëmijëve prej kohësh ishte bërë pre e dhunës së bashkëshortit të saj. Këtë gjë ja kishte thënë vetë viktima komshies së saj, të cilën e kishte shumë të afërt për çdo gjë. Ajo na rrëfen edhe momentin kur djali i saj kishte dëgjuar të shtënat “ Djali dëgjoi të shtëna dhe më tha që dëgjova krisma pistolete, ndërsa unë i thashë janë kapsolle dhe jo krisma pistolete. Më pas doli bashkëshorti im, i cili ishte personi i parë që hyri në banesën e tyre dhe erdhi na tha që Mili ka vrarë gruan dhe veten. U tmerruam”. Komshia tregon se para 4 vitesh Dallendyshja kishte ikur nga shtëpia për shkak se dhunohej nga burri i saj. Ajo kishte ndenjur 6 muaj tek nëna e saj, por më pas ishte kthyer sërisht tek bashkëshorti për shkak të fëmijëve.

NDIHMA QE S'JU DHA DALLENDYSHES 
Vrasja dukej se ishte e paralajmëruar pasi viktima i është drejtuar Gjykatës për urdhër mbrojtje në datën 5 korrik të këtij viti, dhe është tërhequr nga frika e bashkëshortit. Në datën 17 korrik, Dallëndryshe Jazxhi duhet të paraqitej në gjykatë, por për shkak të dhunës dhe presionit të ushtruar nga bashkëshorti, ajo nuk është paraqitur për të marrë urdhrin e mbrojtjes. Burime bëjnë me dije se shkak i mosparaqitjes së Dallëndyshes në Gjykatë ka qenë presioni i bashkëshortit, pasi ishte njoftuar për gjykim dhe kish kërcënuar “nëse ti shkon, do të vras!”. 

DJALI GJETI PRINDERIT TE VDEKUR
Mësohet se djali i tyre Enea, ka qenë i pari që ka shkuar në banesë dhe ka gjetur të vdekur babain dhe nënën e tij. Sipas policisë 16-vjeçari kishte marrë pistoletën në vendin e ngjarjes dhe më pas ishte mbyllur në banjon e banesës. Ndërsa më vonë ka shkuar edhe vajza e çiftit. 54-vjeçari punonte si shofer i një linje furgonash në një firmë të huaj, ndërsa bashkëshortja e tij, Dallëndyshja, ishte shtëpiake.
 
 

jazxhi
(Në foto: Çifti Jazxhi dhe lajmërimi i vdekjes)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq