Marjana Cmeta i hodhi fotoksinë në lëngun e frutave vjehrrës Lirie Lami dhe kur ajo po vdiste e mbyti me jastëk, me arsyen se kishte konflikte me të. Histori që i ngjan një telenovele por që ka ndodhur vetëm pak km larg Tiranës, në rrugën “Donald Trump” në Kamëz. Në 30 prill të 2017-së, Lirie Lami u raportua se vdiq nga një atak kardiak. Autopsia e detajuar nuk u bë, por u mjaftua vetëm me një firmë mjeku.

Vdekja ngjalli dyshime te familjarët e Lirie Lamit, të cilët raportuan prokurorinë se nuk ishte vdekje natyrale, por vrasje nga ana e nuses. Një rrëfim i Marjana Cmetës te hoxha Hysen Shehu ka zbuluar helmimin e Lirie Lamit. Report TV ishte në Kamëz, pranë banesës së familjes Lami. Mungesa e kryefamiljarët të arrestuar me akuzën e mashtrimit, ka bërë që shtëpi të qëndrojnë vetëm familjarët që thonë se ja kanë lënë në dorë Prokurorisë hetimin dhe refuzojnë të flasin. Fqinjët nga ana e tyre thonë se nuk e dinin që Lirie Lami të kishte konflikte me nusen.

"Ishte grua e mirë. U tha se vdiq nga infarkti në zemer, e morëm vesh vonë çfarë kishte ndodhur. Nuk kishim djeni për konflikte mes nuses dhe Liries. Ne e njihnim Lirien për grua shumë të mirë. Ngjarja na ka tronditur. Nusja priste fëmijë kur bëri vrasjen. Nuk e dinim që ishin zënë me parë, e dinim që shkonim mirë", shprehen për mikrofonin e Report Tv fqinjët e Lirie Lamit, 48-vjeçares e cila u helmua nga nusja e djalit të saj, Olti Lami. Vetëm pak metra më tutje jeton familja e Marjana Cmetës.  Të tronditur familjarët thonë se Marjana nuk e ka helmuar vjehrrën dhe këto janë trillime të hoxhës dhe Agim Lamit.

"Familja Lami ka dashur të hedhë baltë mbi vajzën tonë. Fillimisht i vunë për dashnor të gjithë meshkujt e fisit e më pas pasi nuk doli kjo, shpikë këtë histori. Liria ka tentuar edhe një herë të vetëhelmohet vite më parë. Marjana ka shkuar te hoxha me vjehrrin dhe të vëllain. Ka thënë vetëm kaq: Vjehrrës Zoti ja faltë mëkatet. Jo gjë tjetër. Marjana është një vajzë besimtare ka mbaruar Medresenë dhe preket shpejt nuk mund ta ketë bërë këtë veprim" thotë xhaxhai Selim Çmeta.

Marjana Cmeta ishte ndarë nga burri i saj Olti Cmeta dhe helmimi i vjehrrës ka ndodhur kur ajo ishte 8 muajshe shtatëzanë. Në familjen Cmeta jeton edhe vajza 5-vjecare e Marjanës dhe Oltit. Prokuroria thotë se ka një video të gjatë ku Marjan Cmeta I rrëfehet hoxhës për krimin që ka bërë. “Allahu të më faltë. I hodha fotoksinë te lëngu dhe ajo filloi lëvizte në krevat, u rrëzua perdja dhe kur helmi po jepte efekt, ajo bërtiste më shumë.

Mora një jastëk dhe e mbyta. Kam frikë më dalin xhindët në gjumë” thotë Marjana Cmeta në rrëfimin e saj para Hoxhës. Ky I fundit kishte lajmëruar Agim Lamin, burrin e Lirie Lamit për atë që kishte dëgjuar dhe ngjarjen e dinte edhe Arben Saliu. Të 3 janë të arrestuar për moskallëzim krimi. Ngjarja është e mbuluar me mister dhe Marjan Cmeta deri më tani ka refuzuar të flasë.NUSJA
Nusja me vjehrrin dhe vjehrrën

shtepia
(Shtepia e familjes Lami)

shtepia e vraseses
(Shtëpia e familjes së 21-vjeçares Marjana Cmeta) 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com