Rregulla të reja për të
luftuar lodhjen e pilotëve
Agjencia qeveritare për aviacionin civil në Shtetet e Bashkuara, njoftoi rregulla të reja për të luftuar lodhjen e pilotëve. Kohët e fundit, disa rrëzime aeroplanësh kanë ndodhur për shkak të gabimeve nga pilotët e lodhur, gjë që tregon se lodhja përbën një kërcënim për pilotët dhe pasagjerët e tyre.
NJU JORK- Agjencia qeveritare për aviacionin civil në Shtetet e Bashkuara, njoftoi rregulla të reja për të luftuar lodhjen e pilotëve. Kohët e fundit, disa rrëzime aeroplanësh kanë ndodhur për shkak të gabimeve nga pilotët e lodhur, gjë që tregon se lodhja përbën një kërcënim për pilotët dhe pasagjerët e tyre.
Administrata Federale e Aviacionit, ose FAA, thotë se udhëzimet e reja do t'i bëjnë fluturimet më të sigurta. Rregullat e reja janë lëshuar si një përgjigje ndaj nevojës për të mbajtur të vemendshëm pilotët gjatë fluturimit. Ray LaHood kryeson Departamentit amerikan të Transportit.
"Ky rregull i ri do t'u japë pilotëve mundësinë për të marrë 8 orë gjumë të pandërprerë para fluturimit."
Udhëzimet e reja bëjnë thirrje për pakësimin e orëve në detyrë të pilotëtve, duke u dhënë atyre një periudhë 10-orëshe ndërmjet ndërrimeve, në mënyrë që ata mund të marrin të paktën 8 orë gjumë para një fluturimi.
Ekspertët thonë se këto ndryshime duhet të ishin bërë më parë. Neurologu Aman Savani thotë se imazhet e skanimit të trurit tregojnë se si mungesa e gjumit ndikon në pjesët ballore të cilat janë përgjegjëse për përqëndrimin, perceprimitn dhe vemendjen.
"Ekziston ajo që quhet presion "homeostatik" që shtohet kur njeriu ri zgjuar. Ky presioni bëhet thuasje i papërballueshëm pas një kohe të caktuar, dhe personi herë pas here bie në gjumë pa vetëdije."
Dr. Savani thotë rënia në gjumë për ato pak sekonda ndikon në gjykimin dhe kohën e reagimit të pilotit. Gjithashtu pagjumësia mbart rreziqe afatgjata shëndetësore.
"Rreziqet e veçanta të sëmundjeve që lidhen me pagjumësinë kronike janë prekja nga kanceri, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti i tip 2."
Rregullat e reja janë vetëm për pilotët e linjave të udhëtarëve dhe pilotët që fluturojnë avionë mallrash. Por Shoqata e Pavarur e Pilotëve i ka kërkuar qeverisë për të vendosur një nivel të sigurisë për të gjithë pilotët. Brian Gaudet është zëdhënës i kësaj shoqate.
"Një nga rregullat e reja është se një pilot mund fluturojë jo më shumë se 3 netë radhazi, por kemi pilotë që fluturojnë 4-5 netë me radhë. Ne duam që kjo të ndryshojë".
Efektet negative dhe ndonjëherë vdekjeprurëse e privimit të gjumit janë parë në punë të tjera që kërkojnë orë të gjata, duke përfshirë shoferë kamionësh, mjekë, policë dhe kontrollorë të trafikut ajror.
(sg/voa/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.8%
-
Pak
40.7%
-
Aspak
33.5%
Vota total: 1258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Lojërat Olimpike në Francë, flamuri i eventit u ngrit përmbys! Ngatërrohet Koreja e Jugut me të Veriut
27 Korrik, 21:35
-
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm
27 Korrik, 21:24
-
Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor
27 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09
-
Humbi jetën pasi ra nga Maja e Thatë në Tropojë, nxirret trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova! 3 të tjerë në gjendje të mirë
27 Korrik, 21:01