Rregulla të reja të pajisjes me abone të përgjithshme dhe të linjës, pikat ku do shiten abonetë e studentit  

Rregulla të reja të pajisjes me abone të përgjithshme dhe të linjës, pikat ku do shiten abonetë e studentit  

Foto ilustruese

Të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të pajisen me abone të përgjithshme, mund t’i tërheqin ato te kioskat pranë stacioneve të autobusit. Lajmin e bëri me dije Bashkia e Tiranës, duke theksuar se një masë e tillë është marrë për të shmangur abuzimet. Pajisja me abone të përgjithshme dhe linje do të bëhet e shoqëruar me foto dhe do të plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.

“Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 3743, datë 10.7.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve, të ndryshuar), pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. Pikat e shitjes se aboneve të përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Pajisja me abone studenti bëhet në pikat e hapura posaçërisht, sikurse janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga  "Ludovik Shllaku";  kioska tek 9 - katëshet, rruga "Barrikadave”;  kioska tek ish - 7 Xhuxhat, rruga "Elbasanit", si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga "Muhamed Gjollesha".

Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 30/10/2021 11:26

    jena mbrapa shum ktu hala ka fatorino neper autobuze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin