Rregullat e reja, si bëhet pagesa e
qirasë për policët që transferohen

Rregullat e reja, si bëhet pagesa e<br />qirasë për policët që transferohen
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot edhe disa ndryshime në lidhje me pagesat e qirave të banesave për punonjësit e Policisë së Shtetit të cilët transferohen. Sipas rregullave të reja të miratuara nga Qeveria sot, qiraja e banesës i paguhet, “kur nuk i sigurohet ajo” dhe kjo pagesë kryhet me largësi mbi 36 km.

Masa e kompensimit të qirasë së banesës, sipas vendimit, ndahet në katër kategori.

"Kur punonjësi i policisë nuk merr me vete pjesëtarët e familjes, i paguhet qiraja e banesës për një sipërfaqe banimi deri në 43.93 m². Kur me vete merr një person nën ngarkim, hapësira e pagesës shkon në 56.47 m²; Kur polici merr dy persona, pagesat e qirasë bëhen për një hapësirë 79.74 m²; ndërsa kur janë plus tre persona, pagesat bëhen për një sipërfaqe banimi deri në 80.50 m². Numri i personave, pjesëtarë të familjes, në ngarkim të punonjësit të policisë vërtetohet me certifikatën e gjendjes familjare". “Vlera minimale mujore e çmimit të shitjes për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira do të përllogaritet në bazë të vlerës mesatare të shitblerjeve të banesave në tregun e lirë, sipas njësive administrative, të përcaktuara në udhëzimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit”, thuhet në pikën 5 të vendimit.
 
Dokumentet që duhet të paraqesë punonjësi i Policisë:
a) Kërkesë me shkrim, pranë njësisë buxhetore ku është i punësuar;
b) Fotokopje të kartës së identitetit, certifikatën e gjendjes familjare;
c) Kontratën e noterizuar të qirasë së banesës ku është i transferuar;
ç) Vërtetim nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se ai nuk ka banesë në juridiksionin ku është transferuar;
d) Vërtetim nga ALUIZNI se punonjësi i policisë nuk ka aplikuar për legalizim banese në juridiksionin ku është transferuar.
Punonjësi i policisë që përfiton trajtim me qira banese nuk do të trajtohet me pagesë për kompensim udhëtimi, ndërsa përfitimi i pagesës vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi