Në konkurs tema dhe teknika e veprave që marrin pjesë janë të lira. Nuk duhet harruar mosha e pjesëmarrësve që duhet të jetë 18-35 vjeç. Pjesëmarrësit kanë të drejtë të konkurrojnë pasi të kenë dërguar me e-mail një foto të punës me të cilën do hyjnë në konkurrim (në dy formate) bashkë me Kartën e Identitetit të Pikturës (ID) dhe përshkrimin respektiv (nën 70 fjalë) si dhe CV të artistit.
Gjithashtu ata duhet të dërgojnë edhe një foto të pikturës, që duhet të dërgohet në të dyja formatet: PDF (min 2 MB) dhe JPG (width: min. 700 px, min 96-150dpi). Koha e krijimit të pikturës duhet ë jetë maksimumi 2-vjeçare, ku përcaktohet përveç nivelit bashkëkohor edhe data e krijimit; jo më e herët se maj 2011 deri më sot. Çdo foto e dërguar duhet të shoqërohet nga karta e saj e ID, e cila përmban (në një format të veçantë që mund ta shkarkoni):
Titullin e pikturës në shqip ose anglisht
Emrin e Artistit
Datën e krijimit (muaji/viti)
Përmasat e pikturës origjinale (min. 80 x 100cm; max. 200 x 200cm)
Teknikën e përdorur.
Piktura e paraqitur në këtë konkurs duhet pa kornizë dhe nuk duhet të ketë marrë çmim më parë në asnjë konkurs arti brenda ose jashtë vendit. Konkurrentëve u kërkohet edhe CV-ja, e cila duhet të përfshijë të dhënat personale, edukimin, ekspozitat, konkurset, galeritë, eventet, aktivitetet, seminaret trajnimet ku artisti ka marrë pjesë, si dhe maksimumi 5 foto të punëve të tjera të tij, të ngjitura në formatin word të CV.
Lista e pikturave të përzgjedhura që do marrin pjesë në 5 ekspozitat e organizuara me këtë rast në 5 qytete të Shqipërisë do të jetë e përbërë nga 25 tituj. Në raundin e dytë për secilën pikturë në momentin e dorëzimit do të marrim autorizimin me shkrim të piktorit në pjesën e pasme të fotos së printuar që duhet të shoqërojë pikturën.
/Shqiptarja.com