Rregullore e re, ndalohet reklamimi i barnave që jepen me recetë mjeku

Rregullore e re, ndalohet reklamimi i barnave që jepen me recetë mjeku

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  ka miratuar rregulloren për mënyrën e kryerjes së publicitet të barnave në Republikën e Shqipërisë.

Publiciteti i barnave përfshin çdo mënyrë informimi, lidhur me barin, pavarësisht llojit të medias me anë të së cilës do të zhvillohet, me qëllim promovimin e përshkrimit, shpërndarjes, shitjes dhe përdorimit të tij.  

Në rregulloren e miratuar saktësohet se publiciteti drejtuar popullatës, lejohet vetëm për barnat që janë pjesë e listës së barnave pa recetë (barnat OTC). Publiciteti drejtuar popullatës është i ndaluar për barnat që shpërndahen kundrejt recetës së mjekut, dhe për të gjitha barnat narkotike dhe psikotrope, sipas ligjeve në fuqi në RSH.

Publiciteti i barnave për të cilat është e lejuar t’i drejtohet popullatës, duhet të përmbajë të paktën një nga informacionet më poshtë:
a) Emrin tregtar të barit dhe emrin EPN të lëndës aktive, kur bari përmban vetëm një lëndë aktive;
b) Informacionin e nevojshëm lidhur me mënyrën e duhur të përdorimit të barit,
c) Informimin e pacientëve lidhur me leximin e kujdesshëm të fletudhëzuesit ose të udhëzimeve në paketimin e jashtëm ose në paketimin parësor të barit

Rregullorja e re e miratuar përcakton gjithashtu edhe mënyrën e publicitetit të barnave përmes internetit. Përmbajtja e faqes së internetit duhet të ndahet, sipas kategorive të përdoruesve, në një seksion të destinuar për popullatën dhe në një seksion për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Faqet e destinuara për profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të mbrohen nga një emër përdoruesi dhe fjalëkalimi.

Publiciteti i barit duhet të sigurojë që informacioni i transmetuar të jetë i vërtetë, shkencërisht i provuar, dhe në përputhje me kriteret etike, me qëllim që pacienti të trajtohet në mënyrën e duhur dhe racionale, pa keqorientuar profesionistët e shëndetit kur të rekomandojnë, përshkruajnë ose shpërndajnë barin, por edhe pacientët (përdoruesit e barit), në rastet kur publiciteti i drejtohet popullatës. Spoti publicitar i cili do të aprovohet nga autoriteti shëndetësor përkatës (AKBPM), tw ketë gjuhë të pastër shqipe dhe tw jetw lehtësisht i kuptueshëm nga popullata të cilës i drejtohet.

Këto janë vetëm disa nga përcaktimet e bëra në rregulloren për publicitetin e barnave e publikuar në fletoren zyrtare më datë 12/02/2019 dhe mban Urdhrin Nr.25, datë 17.1.2019.
 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike