Rregullorja e BQK, ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë: Jemi në periudhë tranzicioni

Rregullorja e BQK, ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë: Jemi në periudhë tranzicioni

Nenad Rashiç

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, ka thënë të mërkurën se gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicioni.

Rregullorja e BQK-së, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysnin e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.

Ai tha se guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka "përmendur se faza e tranzicionit mund të përfundojë në fund të shkurtit, por prapë nëse ka gatishmëri nga pala tjerë, sepse çdo afat që e cekim tani do të ishte i pasaktë".

“Kur u takova me kryeministrin, kemi ardhur deri te një përfundim, që kjo është një periudhë tranzicioni kështu që shfrytëzuesit ta kenë një mundësi që të përgatiten për përdorimin e kësaj rregullore. Nga ana juridike dhe teknike kjo është mënyra e duhur që të vazhdojmë”, tha Rashiç.

Vetë Kurti tha dje se e kupton që “një periudhë tranzicioni është e nevojshme”, duke shtuar se një periudhë e tillë tranzicioni veçse ka nisur.

Kryeministri kosovar tha se gjatë këtij muaji autoritetet do të ofrojnë informacione që “ky tranzicion të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur”.

“Një periudhë tranzicioni kurrë nuk duhet të keqinterpretohet si sulm apo ndarje e thelluar. Dhe pasiguria e shkurtër që haset gjatë kësaj periudhe nuk duhet të shfrytëzohet për përfitimin politik”, tha Kurti, sipas një njoftimi për media të lëshuar nga zyra e tij më 6 shkurt.

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës.

Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - e ka kritikuar ashpër vendimin e BQK-së, duke e konsideruar vendimin e autoriteteve si tentim për dëbim të serbëve nga Kosova./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse