Rregullorja e parlamentit
PS: Përmirësimi, domosdoshmëri

Rregullorja e parlamentit<br />PS: Përmirësimi, domosdoshmëri
TIRANE- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nisin punën për ndryshimin e Rregullores së Parlamentit. Mbledhja e parë e grupit të punës për të përshtatur rregulloren e Kuvendit me atë të Parlamentit Europian, sic ishte parashikuar nisi në orën 09.00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. 

Grupi i punës i përbërë nga 4 anëtarë, Nga PD Viktor Gumi e Jemin Gjana, ndërsa nga PS Namik Dokle, dhe Ditmir Bushati u përshëndetën nga kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli. Ajo vlerësoi rregulloren aktuale të Kuvendit si "demokratike dhe të standardeve shumë të mira, por që mund të përmirësohet duke iu referuar rregullores së Parlamentit Europian (PE)".

Nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle tha se grupi do punojë mbi bazën e konsultimeve të të gjithë deputeteve.

"Gjatë 20 viteve kemi bërë dhe ndryshuar rregullore, por praktika parlamentare sugjeron ndryshime të tjera. Nga kjo pikëpamje domosdoshmëria e përmirësimit është evidente. Ky do i japë impuls punës së grupit, por këtë nuk e konceptojmë si punë të 4 deputetëve, por të të gjithë deputetëve, ekspertë të fushës, për të bërë diçka sa më të mirë", nënvizoi Dokle duke shtuar se besonte në gadishmërinë e Topallit për të krijuar të gjitha kushtet e mundshme për grupin e punës.
Mbledhja vazhdoi me dyer të mbyllura.

Reforma parlamentare ishte pjesë e paktit me 10 pika të propozuar nga kryesocialisti Rama dhe u pranua nga maxhoranca, si pjesë e konsensusit të arritur pak ditë më parë .

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën