Rregullorja, gati riformatimi i
komimisioneve në Kuvend

Rregullorja, gati riformatimi i<br />komimisioneve në Kuvend
Rifillimi i jetës parlamentare mdo të shoqërohet edhe me një riformatim të Komisioneve Parlamentare. Kështu ashtu siç u vendos pak muaj më parë me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, komisionet parlamentare do të riformatohen, duke bërë që asnjë deputet të mos marrë pjësë në dy komisione. Kriteri kryesor mbi bazën e të cilit deputetët do të ndahen në Komisione do të jetë ai i formimit profesional. Me qëllim që çdo deputet të jetë në Komisionin në të cilin ndihet edhe më i përgatitur dhe mund të jap më shumë kontribut.

Ndërkohë që në varësi të çështjes që do të diskutohet deputetët mundet të jenë prezent apo të japin mendime në komisione të tjera por nuk do të kenë të drejtë vote. Kjo rishpërndarje e ligjvënësve në Komisionet Parlamentare, pritet të ulë edhe numrin e anëtërave që do të kërkohen për arritjen e kuorumit në një komision, një problem që për mazhorancën u shfaq gjatë kohës që opozita bojkotoi parlamentin. Mësohet se përfaqsuesit demokratë kanë dhënë konfirmimin e tyre për këto ndryshime, megjithëse siç theksoi kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka, dëshira e opozitës do të ishte që të kishte më shumë vende në komisione.

Dy komisionet me më shumë deputetë të dubluar aktualisht në Kuvend janë ato të “Ligjeve” dhe “Sigurisë”. Janë nëntë deputetë të Komisionit të Ligjeve nga mazhornaca dhe opozita që marrin pjesë edhe në Komisionin e Sigurisë, çfarë e bën absolutisht të pamundur që të dy komisionet të zhvillohen paralelisht.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!