Rregullorja tranzitore e Fondit të Kompensimit, ja si do të bëhet klasifikimi me periudha i dëmeve 

Rregullorja tranzitore e Fondit të Kompensimit, ja si do të bëhet klasifikimi me periudha i dëmeve 

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Në zbatim të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar projektrregulloren “Për mënyrën e administrimit dhe pagesave të dëmeve Fond Kompensimi me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 32/2021”. Ky dokument do t’i nënshtrohet procedurës së konsultimit publik përpara se të miratohet nga Bordi i AMF-së.  

Kjo projektrregullore përcakton rregullat e administrimit dhe pagesave të praktikave, objekt i Fondit të Kompensimit, me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Të gjitha kërkesat për dëmshpërblim me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” trajtohen, paguhen dhe rimbursohen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit sipas legjislacionit në fuqi në datën e aksidentit.

Ndërsa, kërkesat për dëmshpërblim me datë aksidenti pas 1 korrikut 2021 trajtohen, paguhen dhe rimbursohen sipas dispozitave të Ligjit nr. 32/2021, “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.  Për ngjarjet e ndodhura përpara hyrjes në fuqi të Ligjit 32/2021, nëse pala e dëmtuar i drejtohet shoqërisë së sigurimit, kjo e fundit e drejton tek Byroja, e cila regjistron kërkesën për dëmshpërblim dhe fillon procedurat e trajtimit dhe pagesës sipas legjislacionit dhe akteve rregullatore në fuqi në datën e aksidentit.

Në bazë të ndryshimeve ligjore, në aksidentet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara, që ndodhin pas datës 1 korrikut, të dëmtuarit i lind e drejta që kërkesën për kompensim ta bëjë te shoqëria e sigurimit ku ai ka prerë policën e tij të sigurimit dhe rasti i dëmshpërblimit do të trajtohet direkt nga ajo, sipas procedurave dhe afateve në fuqi të përcaktuara edhe për trajtimin e dëmeve të tjera. Kjo do të sjellë reduktim të kohës së trajtimit dhe pagesës së dëmeve, pasi procedurat do të ndiqen direkt nga shoqëritë e sigurimit, pa qënë e nevojshme që të kalojnë nëpërmjet Byrosë.  

Gjithashtu, në projektrregulloren e nxjerrë për konsultim nga AMF është përcaktuar edhe një dispozitë e fundit, ku Byroja Shqiptare e Sigurimit më datë 30 qershor 2021, gjeneron të dhënat analitike të të gjithë kërkesave për dëmshpërblim të regjistruara në Regjistrin Elektronik të Dëmeve Fond Kompensimi dhe më tej në datën 1 korrik i depoziton ato në Autoritet.

Projektrregullore periudha tranzitore

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja