TIRANË- Një 42 vjeçare është arrestuar, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore në Rinas.
Policia njofton se është venë në pranga për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” shtetasja Sh. K., 42 vjeçe.
Sipas policisë, arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komento